Klosi: Bashkëpunim për projekte të përbashkëta me Bullgarinë

 

Shqipëria dhe Bullgaria kanë rënë dakord të kenë një bashkëpunim konkret në një sërë fushash të çështjeve sociale, siç janë punësimi, arsimi profesional, përfshirja sociale apo edhe pensionet.

Për këtë qëllim, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ndodhet në një vizitë zyrtare në Sofje, ku gjatë ditës së sotme ka nënshkruar nje marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij bullgar, Ivailo Kalfin.

“Takova sot në Sofje, zëvendës-kryeministrin, njëkohësisht ministër i Punës dhe Politikave Sociale, z. Ivailo Kalfin, me të cilin nënshkruam Marrëveshjen e Programit të Bashkëpunimit 2016-2017. Gjithashtu biseduam rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të tilla, siç janë: përfshirja sociale, punësimi, shkollat dhe qendrat profesionale, si dhe sigurimet shoqërore”, shkruan Klosi n në një status në rrjetin social “Facebook”.

Ai shton gjithashtu se ministri bullgar, Kalfin, nga ana e tij theksoi vullnetin e qeverisë bullgare për mbështetjen dhe asistencën ndaj vendit tonë në rrugën e integrimit europian.

SHKARKO APP