Klosi: Eksperimenti i ndryshimit të kufijve nuk mund të bëhet në Ballkan
Fatos Klosi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha çështja e ndryshimit të kufijve nuk mund të bëhet në Ballkan.
Klosi: BE pretendon të bashkojë popujt në të gjitha fushat në mënyrë që pakicat ta ndjenë veten njëlloj si shumica në atë vend. Kemi rast pa fund në Evropë dhe nuk kanë ndodhur këto gjëra. Unë nuk e shoh që në Ballkan të ndodhin këto gjëra. Ballkani është i veçantë për shkak se është i prapambetur. Nuk mund të bëhet Ballkani eksperimenti meqë është i prapambetur. Ndërrimi i kufijve kërkon një demokraci të vërtetë në kuptim midis atyre midis atyre që shkëmbejnë. Nëse do të ndodhte, do të ndodhte në vende shumë të zhvilluara. Në Ballkan është i pamundur.
KOHA JONË SONDAZH

