Klosi gazetarëve: Më shumë vëmendje mbrojtjes së te drejtave të fëmijëve

 

Ministri i Mirëqrnies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijeve, organizuan sot një mëngjes pune me gazetarët që mbulojnë çështjet sociale dhe drejtuesit e redaksive.

Në kuadër të takimit, u vu në dukje rëndësia e mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve, në kronikat apo artikujt e pasqyruar në media te ndryshme.

Ministri Klosi shpërndau mesazhe për gazetarët  që trajtojnë çështje sociale, për të qënë më të kujdesshëm në kronikat e tyre, për të mos cënuar të drejtat dinjitetin e tyre dhe të drejtat e fëmijëve. Po ashtu, ai shprehu gadishmërinë e tij, për të qenë i hapur ndaj çdo lloj kërkese të gazetarëve, për të informuar publikun me informacione rreth temave të caktuara, për të cilat opinioni publik ka nevojë.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Gentian Sala, Kryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive(AMA), nënvizoi se thelbi i (AMA) është të nxisë ata që duan të kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fëmijëve. Më tej, ai tha se viti 2016, do të quhet ndryshe edhe viti i programacionit pasi do të zgjerojë fokusin për trajtimin e çështjeve të fëmijëve, si dhe mbrojtjes të të drejtave të tyre. 

Kurse për kryetaren e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Ina Verzivolli, në mënyrë miqesore u kërkoi gazetarëve të pranishëm për të kontribuar në përmirsimin e mënyrën sesi fëmijët trajtohet në kronike e artikuj, duke mos cënuar të drejtat e tyre dhe duke bashkëpunuar për rregullimin e problematikave në tregun e medas,në këtë drejtim.

Nga ana e tyre gazetarët e pranishëm, të cilët çdo ditë prekin nga afër problematikat sociale, vunë në dukje çështjet më shqetësuese për ta si dhe premtuan se do të përmirsonin kronikat dhe artikujt e tyre, duke pasur në qendër të vëmëndjes, të drejtat e fëmijëve. 

SHKARKO APP