Klosi: Lëmosha nuk është zgjidhje

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte i pranishëm në një aktivitet ku ka shpërndau çertifikata për vullnetarët që punuan në fushatën për fëmijët në rrugë.

Ministri tha se duhet ndryshuar mentaliteti për mënyrën se si duhet t’i ndihmojmë ata.

“Një fëmije që lyp ne i ofrojmë para, por mund t’i japim mbështetje, për t’i nxjerrë nga situata. Prandaj beteja jonë do vazhdojë për të ndryshuar mentalitetin”,­ tha ai. “Në 4 bashki janë ndihmuar 350 fëmijë, iu ofrua punësim. Në 4 bashki 130 fëmijë shkuan për herë të parë në shkollë”,­ tha më tej Klosi.

SHKARKO APP