Klosi: Llogaraja dhe parku kombëtar i Karaburunit, një perlë e turizmit shqiptar

Qendër e re për turistët në Parkun Kombëtar të Llogarasë! Një investim i jashtëzakonshëm i punës së palodhur të stafit të zonave të mbrojtura në Vlorë, falë zbatimit të projektit të financuar nga Bashkimi Europian, do ta shndërrojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë në një atraksion turistik që shfrytëzohet në të 365 ditët e vitit. “E bëmë jo pa qëllim inaugurimin e kësaqj qendre, në dimër, pasi do donim të falenderonim punën e palodhur të ambjentalistëve të kësaj zone, që nuk janë vetëm të inkuadruar në zonat zonat e mbrojtura, por janë pjesë edhe të universitetit të vlorës, për të dhënë një ide të qartë se çfarë është potenciali i llogarasë edhe në periudhën e dimrit. Ne po punojmë shumë që në kuadër të plotësimit të masave për 365 ditë turizëm në Shqipëri të promovojmë bukuri të tilla si kjo e Llogarasë”, tha ministri Klosi, gjatë inaugurimit të qendrës së re të vizitorëve në Llogara. I pranishëm ne ceremoninë e inaugurimit të kësaj qendre të re ishte edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, i cili theksoi rëndësinë e promovimit të turizmit, duke mbrojtur mjedisin dhe promovuar biodiversitetin. “Mbrojtja e parqeve dhe e këtij parku në veçanti është shumë e rëndësishme dhe këtu dua të falenderoj edhe ata që ruajnë parkun sepse ai duhet mbrojtur nga të gjitha rreziqet e mundshme. Siç e di edhe ministri, viti 2019 është shumë i rëndësishëm për turizëm. Së bashku ne do të lançojmë së shpejti një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milion euro, që do të vihet në zbatim nga banka europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe synimi i tij është promovimi i turizmit, por i turizmit të qëndrueshëm”, u shpreh ambasadori Soreca.

Ministri foli edhe për rëndësinë e fushatës që ka nisur në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të skanuar të gjitha lejet e dhëna për HEC-et, që dëmtojnë zonat e mbrojtura. “Shpreh bindjen që së bashku me ambasadorin ne do të jemi në një përpjekje të përbashkët nëpërmjet institucioneve shqiptare, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që natyra të jetë e para që ne të shikojmë në shqipëri një turizëm të zhvilluar ku baza të jenë pasuritë natyrore”, u shpreh ministri Klosi.

Fjala e ministrit Klosi, e zbardhur

Swiss Digital Desktop Reklama

Llogaraja dhe gjithë parku kombëtar i Karaburunit është padyshim një perlë e turizmit shqiptar, falë përkujdesjes së shkëlqyer të punonjësve të zonave të mbrojtura po shndërrohet çdo ditë e më shumë jo vetëm në një atraksion turistik, ku shijon vetëm bukuritë e natyrës, por shfrytëzohet në të gjitha ditët e vitit. E bëmë jo pa qëllim inaugurimin e kësaj qendre, në dimër, pasi do donim të falenderonim punën e palodhur të ambjentalistëve të kësaj zone, që nuk janë vetëm të inkuadruar në zonat zonat e mbrojtura, por janë pjesë edhe të universitetit të vlorës, për të dhënë një ide të qartë se çfarë është potenciali i llogarasë edhe në periudhën e dimrit. Ne po punojmë shumë që në kuadër të plotësimit të masave për 365 ditë turizëm në Shqipëri të promovojmë bukuri të tilla si kjo e Llogarasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke qenë edhe në kuadër të një fushate që ne kemi ndërmarrë me ministrinë e energjetikës për të rishikuar të gjithë veprimtarinë që kërkon të jetë agresive karshi zonave të mbrojtura natyrore, shpreh bindjen që së bashku me ambasadorin ne do të jemi në një përpjekje të përbashkët nëpërmjet institucioneve shqiptare, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që natyra të jetë e para që ne të shikojmë në shqipëri një turizëm të zhvilluar ku baza të jenë pasuritë natyrore! Shumë faleminderit ambasadorit dhe koperacionit Italian, natyrisht një falenderim të veçantë për projektin NATYRA 2000, që ka ndihmuar të gjitha zonat e mbrojtura për të qenë një oaz të vërtetë natyror.

Fjala e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, e përkthyer

Siç e dini edhe ju Bashkimi Europian ka financuar që ky projekt të bëhet realitet me një investim prej 285 mijë euro. Siç tha edhe ministri Klosi, është e rëndësishme që ne të promovojmë turizmin, por edhe të mbrojmë mjedisin, përmes promovimit të biodiversitetit, të dyja këto i gjejmë në parkun kombëtar të logarasë. Nuk është hera e parë që unë ndodhem në një aktivitet, për të cilin ka ndihmuar shumë projekti NATYRA 2000. Kam qenë edhe në Divjakë, dhe aty është shumë i qartë ndikimi që ka pasur ky projekt për mbrojtjen e natyrës. Ne jemi të gatshëm dhe duam shumë që shqipëria të bëhet pjesë e projektit NATYRA 2000, dhe në fakt dhe arsyeja pse jemi këtu sot, ky aktivitet dhe projekt e dëshmon këtë dëshirë tonën. Dhë në fund më lejoni të them edhe dy fjalë të tjera, së pari kjo ka të bëjë me zbatimin e projekteve, të gjitha projektet që fillohen duhet të çohen deri në fund dhe kjo është edhe në dorën e institucioneve shqiptare, që të ndihmojnë me zbatimin e këtyre projekteve deri në fund të tyre. Dhe mbrojtja e parqeve dhe e këtij parku në veçanti është shumë e rëndësishme dhe këtu dua të falenderoj edhe ata që ruajnë parkun sepse ai duhet mbrojtur nga të gjitha rreziqet e mundshme. Siç e di edhe ministri, viti 2019 është shumë i rëndësishëm për turizëm. Së bashku ne do të lançojmë së shpejti një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milion euro, që do të vihet në zbatim nga banka europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe synimi i tij është promovimi i turizmit, por i turizmit të qëndrueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?