Klosi mbledh task-forcën e turizmit në Pogradec: Qyteti liqenor një histori suksesi, sfida kryesore mbeten shërbimet

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka mbledhur Task-Forcën e Turizmit në Pogradec, qytetin juglindor që e cilëson si histori suksesi në marrjen e masave për sezonin e ri turistik.

Klosi thotë se problem mbetet vetëm numri i rojeve të plazit e vendosjes së bovave.

‘’Për Pogradecin mund te them që kemi një histori suksesi, pasi ka përfunduar pastrimi i bregut, janë ndarë zonat e plazhit. Vazhdojmë të kemi problematikë sa i takon numrit të rojeve të plazhit dhe vendosjes se bovave për të përcaktuar zonat ku mund të notohet. Ve# Liqenit, Pogradeci duhet ti kushtojë vëmendje trashëgimise kulturore dhe historike, të cilat duhet të shndërrohen në destinacione turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ministri si sfidë kryesore të këtij sezoni ka vendosur nivelin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve pritëse sipas të cilin duhet të trefishohen këtë vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘’Hapja e kufijve do të ketë impakt për turizmin e organizuar nga vende të ndryshme të Europës.

Sfida kryesore e këtij sezoni do të jetë niveli i shërbimeve dhe rritja e kapaciteteve pritëse ,të cilat duhet të trefishohen që të perballojë fluksin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj’’- përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?