Klosi: Nis reforma për shërbimet sociale

Ministria e Mirëqënies dhe Rinisë organizoi sot në Tiranë,  Takimin e Komitetit  Drejtues  me temë , “Mbrojtja dhe perfshirja Sociale ne Shqiperi” me pjesmarrjen e  Ministrit Blendi Klosi.

Ne takim,  Ministri Klosi vuri ne dukje se, “krijimi dhe dhënia e shërbimeve sociale për familjet dhe fëmijët në nevojë është një nga instrumentet bazë të sistemit të mbrojtjes sociale”.  Sipas ministrit, në 15 vitet e fundit ka pasur përpjekje të shumta për të rritur mbulimin e shërbimeve, por nuk pa pasur një sukses të prekshëm. Shërbimet e vetme të ofruara me paratë e shtetit janë 28 institucionet rezidenciale, ndërkohë që shërbimet e tjera ofrohen kryesisht nga NGO-të, por që në të shumtën e rasteve janë të paharmonizuara dhe të pakoordinuara.

Ne faqen e tij ne Facebook, ministri Klosi shkruan se,

“Ndaj kemi nisur punën për reformimin e shërbimeve sociale dhe për herë të parë po rishikohet mënyra se si funksionon sistemi në të gjitha nivelet dhe po përcaktohen linjat e përgjegjësisë për të gjitha institucionet. Analiza të thelluara, të ndërmarra nga Ministria dhe UNICEF, kanë treguar se cilat janë problemet themelore dhe që reforma duhet t’i zgjidhë. Jemi të vendosur që t’i ofrojmë ndihmë dhe shërbimet e duhura çdo kujt që ka nevojë për to në kohën e duhur dhe standardin e kërkuar”.

SHKARKO APP