Klosi: Nuk i “shpërndamë” dot “ndihmat” në zgjedhje se na u shtri Tomor Alizoti përpara furgonit

Drejtuesi i ‘Çim Peka Live’ e ka pyetur konkretisht drejtuesin politik të PS në qarkun e Beratit, Blendi Klosi se si është e mundur që në këtë qark ku nuk ka asnjë investim, PS të fitojë 5 mandate, ndërkohë që e vetmja vepër që ka bërë PS është ajo e shpërndarjes së ndihmave.

“Në të gjitha ato që thatë ju vetëm te ndihmat dështuam se nuk i shpërndamë dot se u shtri Tomor Alizoti. Qytetarët e Beratit e votuan përsëri Partinë Socialiste me bindjen se projektet që kemi bërë këto 8 vite e kanë ndryshuar atë qark, dhe po ashtu me bindjen te projekti i qeverisë Rama për mdnatin e tretë, që janë disa arsye më shumë që Berati duhet ta votonte Edi Ramën. Besoj, vazhdoj të jetë një nga qarqet më të majta në Shqipëri”, theksoi Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?