Klosi: Politikat fiskale të qeverisë mundësi për zhvillimin e agroturizmit

Në një atmosferë festive është hapur festivali i verës në Berat.  I pranishëm në festën që këtë vit përkon me 20 -vjetorin e njërës prej kantinave më të njohura  ishte edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit. Ministri Klosi  tha se falë politikave fiskale lehtësuese të miratuara nga qeveria shqiptare biznesi I ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar agroturizmin. Kjo për ministrin Klosi do të sjellë një rritje të ndjeshme të turizmit sikundër dëshmon edhe prania e mijëra turistëve në një nga kantinat më të njohura në Berat.

“Qenia  e kaq shumë turistëve dëshmon që sezoni nuk ka përfunduar  dhe këtu në kantinën Çobo dëshmohet sesa shumë turistë kanë ardhur. 10 mijë turistë kanë shkelur kantinën vetëm gjatë 7 muajve të parë të vitit dhe kjo dëshmon që sa shumë kapacitete ka, për të forcuar biznesin, për t’u lidhur me pushtetin lokal dhe për të krijuar rrjetin e agroturizmit në vendin tonë”- tha ministri Klosi duke shtuar se premtimi për festa lokale gjatë gjithë këtij sezoni turistik është përmbushur.

Kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore Juliana Memaj tha se implementimi i projektit të 100 fshatrave ka filluar në njësitë vendore me disa projekte të rilindjes së qendrave të fshatrave në këtë bashki dhe se do të vijojë puna për të zhvilluar agroturizmin. “Edhe ne si njësi vendore duke qenë pjesë e vizionit me mundësitë që kemi të bëjmë të mundur realizimin e këtyre projekteve në bashkinë Ura Vajgurore. Në disa fshatra, projektet kanë filluar me rilindjen e qendrave të tyre dhe ne do të vijojmë punën që të bëjmë më të mirën për zhvillimin e agroturizmit në territorin tonë”. tha kryetarja e bashkisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ftuarit, mes të cilëve shumë turistë të huaj dhe përfaqësues të trupave diplomatike, shijuan verën e  kantinës në shenjë mirëserdhje. Më pas festivali vijoi me vjeljen e rrushit nga të rinj të veshur me kostume tradicionale dhe me ritualin e shtypjes së rrushit nga vajzat e zonës. Festa vijoi me ceremoninë e 20-vjetorit të kantinës e njohur në mbarë zonën për prodhimet e  verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?