Klosi: Sanksione të forta për biznesin që ndot në Elbasan
”Në rast se nuk respektohen afatet për të penguar derdhjen e ujërave të patrajtuara në lumë, biznesi nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin e tij”. Nga turi i llogaridhënies në qytetin e Cërrikut, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi përsëriti apelin e tij për biznesin që ndot mjedisin.
Duke iu referuar ndotjes në Elbasan, ministri Klosi u shpreh se inspektoriati i Mjedisit është duke monitoruar situatën e krijuar dhe se nuk do të lejohen abuzime me mjedisin. Për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik europian duhet më shumë vëmendje ndaj Mjedisit ku problematikat e shumta janë të trashëguara prej vitesh.
Në bashkëbisedimin e tij më qytetarët ministri Klosi ftoi gjithashut të gjithë ato biznese që kanë mundësi të orientohen drejt agroturizmit me qëllim ngritjen e pikave agroturistike dhe afrimin e turistëve të huaj nëpërmjet produkteve bio të zonës dhe aktiviteteve argëtuese.
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla gjatë takimit të “Llogaridhënies” në Cerrik ju përgjigj interesimit të qytetarëve përsa i përket punësimit duke vënë theksin tek meritokracia, ndërkohë që vuri në dukje se emërimeve politike u ka ardhur fundi.
Ndërsa në takimin me qytetarët e Librazhdit ministri Klosi kërkoi banorëve që të denoncojnë në portalin e bashkëqeverijes për çdo inspektor, punojës apo drejtor që nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Edhe këtu ministri i Turizmit dhe Mjedisit vuri theksin në mbrojtjen e pasurive të shumta natyrore të zonës si edhe në zhvillimin e pikave agroturistike, në mënyrë që bizneset e zonës të përfitojnë nga paketa me lehtësitë fiskale.
Fjala e ministrit Klosi
Jemi në programin e 100 fshatrave ku kemi zgjedhur fshatra që duhet t’i paraqisim si zona ku do të shkojë zhvillimi rural për të forcuar atë cfarë bëmë në qytete që ta bëjmë edhe në zonat rurale, për të forcuar potencën e njerëzve tanë të zakonshëm e njerëzve të thjeshtë dhe tëkemi mundësi të kemi zhvillim më të madh turistik, kulturore, por edhe mirëqënie e para. Dhe realisht Cërriku mund të prodhojë shumë ngjarje interesante të cilat mund të jenë tashmë magnete për kaq shumë turistë. zona e Belshit dhe e Dumresë ka ndryshuar komplet dhe turistët që vijnë në bregdet mund të vijnë e të vizitojnë liqenet e Dumresë, padyshim që mund të ndalojnë edhe në Cërrik, por duhet të jetë vetë biznesi lokal për të krijuar këto bërthamat e agroturizmit që të kemi mundësinë që të zhvillojmë ekonominë rurale. Dhe për këtë ne jemi përpjekur që të krijojmë një program i cili lehtëson nga taksat të gjitha ata që duan të ndërtojnë një qendër agroturistike e cila ka 3 kritere të thjeshta; të ketë një hotel të vogël nga 6 deri ne 30 dhoma, të ketë mundësi që të prodhojë në disa hektarë tokë dhe të ketë arsye që njerëzit kur të vijnë atje përvecse të kenë një restorant të mirë, të testojnë edhe produktet e zonës dhe të jenë të kënaqur për t’u rikthyer në këtë zonë turistike. Që ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion turistik europian duhet të punojmë shumë për turizmin. Dhe cfarë turizmi mund të kemi kur jemi të rrethuar nga mbetjet. Edhe operacioni që ne bëmë për të pastruar lumin Shkumbin ku falenderoj të gjitha institucionet e Elbasanit që morën pjesë, dëshmoi sesa shumë probleme kishim për pastërtinë në këtë zonën tonë. Tregu i gjësë së gjallë është problem dhe pushteti lokal duhet ta trajtojë krejt ndryshe. Po ashtu kemi problem me trajtimin e lumit nga industria në kombinat. Edhe ndaj me inspektoriatin e Mjedisit, inspektori i ri është këtu, ka marrë porosi që do të ketë një luftë të vërtetë për të mos lejuar që trajtimi i lumit të jetë pa asnjë kriter mjedisor. e kemi dërguar disa herë Inspektoriatin dhe Agjencinë e mbrojtjes së mjedisit, për të monitoruar situatën. Realisht situata është për t’u parë me shumë seriozitet dhe jo vetëm do t’i vendosim sanksione të forta atyre bizneseve, por gjithashtu do t’i vemë një afat. Dhe në rast se nuk respektohen afatet për të penguar derdhjen e ujërave të patrajtuara në lumë, biznesi të mbyllet fare. Ne nuk jemi kundër biznesit, biznesi të punojë, të fitojë e të punësojë sa më shumë njerëz, por mjedisin e përbashkët ta trajtojë krejt ndryshe. Prandaj na duhet kjo bashkëqeverisja me njerëzit, sepse edhe problem i ndotjes erdhi nga ankesat e qytetarëve, si shprehje e opinionit kritik të cilët nuk duan të bashkëjetojnë me ndotjen. Kjo bëri që në zonë të shkojë deputeti, prefekti bashkia, ministria dhe kuptuam që ka shumë punë për të bërë për të pasur një mjedis të pastër
Fjala e deputetit Balla
Shteti duhet të funksionojë në mënyrë të tillë që në punë të hyjnë më të mirët. Ne nuk bëjmë atë që bën Kryetari i Bashkisë së Cerrikut. Kryetari i Bashkisë së Cerrikut është rasti më i keq, që Bashkia e Cerrikut nuk përfiton sot nga Fondet e Zhvillimit të Rajoneve,për arsyen e thjeshtë, sepse një nga korfiçentët e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, është që buxheti i një bashkie të mos shkojë vetëm për të punësuar, por një pjesë e buxhetit të shkojë për investime. Ne i themi Bashkisë së Cerrikut, bëjmë shkollën e Mollasit, por 20% të fondit duhet ta vendosësh ti, por ai do të harxhojë buxhetin për të mbajtur në punë njerëzit e LSI. T’i mbajë edhe 10 muaj, por në krye të 10 muajve na ka sërish këtu për t’ja kthyer bashkinë, banorëve të Cerrikut.
KOHA JONË SONDAZH

