Klosi: Sfida jonë, vitin tjetër mbi 7 milion turistë

Viti 2018 shënon rritjen më të madhe të numrit të turistëve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë. Shifrat kokëforte tregojnë se në gusht numri i turistëve ishte 27% më shumë se në gushtin e 2017-s. Megjithatë, treguesi më i rëndësishëm janë shifrat e shtatorit, 31% turistë më shumë se vjet. “Ne këtë vit presim që të jenë mbi 6 milionë që krahasuar me një vit më parë me 5.1 milionë shënojnë një rritje shumë më të madhe. Dhe vitin tjetër padyshim në qoftë se vazhdojmë përpjekjet tona do të shkojmë në 7 mbase. 7,.1 apo 7.2 milionë turistë”, tha ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, që thotë se Turizmi 2018, përveç se një histori suksesi, shton përgjegjësitë për të rritur kapacitetet sasiore dhe cilësore akomoduese për të pritur kaq shumë turistë. Këtë deklaratë ministri Klosi e bëri gjatë analizës së sezonit turistik në Durrës, nga ku tha se ky qark i ka të gjitha komponentët e asaj që duhet bërë për turizmin në Shqipëri, që nga porti, kapacitetet akomoduese, agroturizmi deri tek malet dhe rrethi Krujës. Ministri Klosi tha se kemi një rritje me 15% të turistëve të huaj për t’u futur në portin e Durrësit, çka do të thotë se të huajt janë gjithmonë e më pranë shqipërisë. Këto rezultate pozitive, sipas tij, tregojnë se ka ardhur koha që të ngrihet komuniteti i turizmit, me njerëz që e kanë biznes 12 mujor turizmin. Ka ardhur koha që të merren të gjitha masat që tani për vitin e ardhshëm, plazhet të kenë roje bregdetare, shërbime cilësore dhe të sigurta, Sinjalistikë në plazhe, ushqime të kontrolluara. Ashtu sikurse ka ardhur koha që në Shqipëri destinacioni turistik të shndërrohet në një lloj konkurrimi mes destinacioneve. Si përshembull, pse duhet të zgjedh Durrësin dhe jo Sarandën?

 

Fjala e ministrit Klosi

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjitha ato çfarë prefekti tha, është puna dhe kontributi I të gjithëve ju, duke filluar nga kryetarët e bashkive, drejtuesit e institucioneve qendrore por edhe ato lokale, por natyrisht edhe një përpjekje titanike dhe padyshim mbase më e fortë e komunitetit të biznesit. Është një komunitet I cili ka arritur ndoshta të kuptojë shumë më shpejt edhe se administratorët public, përfitimet që vijnë nga sektori i turizmit dhe mundësitë e mëdha që ne kemi për ta disafishuar këtë përfitim. Dhe nëse ka një qark ku ekzistojnë të gjithë komponentët e asaj çfarë ne duam të bëjmë për turizmin në shqipëri është qarku i Durrësit që nga porti në plazhet e mrekullueshme, kapacitetet akomoduese, natyrisht mundësitë fantastike që ka agroturizmi në shijak dhe po ashtu trashëgimi kulturore dhe malet që ka rrethi i Krujës. Pra të treja bashkitë kompozojnë së bashku një peizash ideal me të gjithë dimensionet e bërjes së turizmit shumë më tepër të popullarizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ato çfarë prefekti tha, janë arritje, janë rezultate pozitive, por që janë që të gjitha pjesë e një pune rutinë, pra janë detyra që në një botë normale pas 3-4 vitesh, pasi ne të jemi futur në një situatë shumë më të zhvilluar turistike do të thuhet po si ka mundësi që njerëzit në 2018 quheshin pozitivë se arritën që të pastronin leshterikun apo arritën që të vinin një sistem me shumë problematika për pastrimin apo të kishim mundësi që të krijonim sistem për herë të parë të ruajtësve të plazhit që prapë nuk ishte aty ku duhet, apo të fillojmë të mendojmë që plazhi ka nevojë për mbështetjen e agroturizmit, apo të kemi mundësinë që turistët që afrohen në port , apo që kalojnë pushimet gjatë sezonit nëpër hotele të vizitojnë edhe Krujën, apo Kepin e Rodonit apo kalatë e tjera dhe pjesën tjetër të trashëgimisë kulturore në këtë qark.

Jemi shumë më mirë sesa vjet me shumë nga detyrat por jemi në fazën që duhet të kuptojmë se ku jemi me atë që ka potencial Durrësi. Dhe unë mendoj që ka shumë nevojë që nw këtë bisedë që po e bëjmë sot dhe duke marrë shkas edhe nga prefekti i Durrësit unë mendoj që do shkojmë vetë ne si ministri në 12 prefekturat për të mos e mbyllur bisedën e turizmit  Se Durrësi është shembulli më i hapur në Shqipëri që si turizëm nuk mund të jetë vetëm në një sezon dhe në hotelet e Durrësit, sot janë hotelet e para në Shqipëri, hotelet e Golemit, të Shkëmbit të Kavajës që kanë marrë kontratat e para edhe mbi 210 ditë që ësthë shumë më shumë sesa ajo që ne mendonim, shume më shumë sesa është realiteti i të gjitha hoteleve të tjera, dhe në fakt edhe më shumë sesa ka rajoni kontrata turistike. pra hotele që të fillojnë të jenë hapur të funksionojnë në 12 muajt e vitit. Kruja ka një turizëm që nuk mbyllet me sezon, agroturizmi dhe të gjitha zonat e tjera, kalatë, kështjellat janë objekte të cilat nuk mbyllen me një sezon. Dhe për të gjitha këto ne duhet të fillojmë të mendojmë dhe ta kemi këtë tavolinë të prefektit permanente për të diskutuar problematikat e gjithë hapjes dhe shtrirjes së aktivitetit turistik, por më shumë se kaq të fillojmë të mendojmë edhe për vitin tjetër. në pikun e sezonit çfarë duhet të realizojmë? Dhe unë mendoj që prapë për vitin tjetër ne 3 duhet të kemi objektivin kryesor; e para – siguria që ne duhet ta mendojmë dhe ta kemi të qartë që tani, çfarë do të thotë që plazhi i Durrësit apo i Shkëmbit të Kavajës apo plazhi i Gjirit të Lalzit të jetë i sigurtë në raport me Policinë e Shtetit me rendin publik, në raport me sigurinë e zhurmave, në raport me perfeksionin e kontrollit të mjeteve lundruese që këtë vit ka qenë mendoj shumë mirë sepse nuk kemi pasur asnjë incident, jo më jetë njerëzish nuk kemi pasur, por nuk kemi pasur as incidente të spikatura të abuzimit me shfrytëzimin e mjeteve lundruese të shpejtësisë. Çfarë do të thotë nga pikëpamja e sigurisë që ne të kemi një siguri më të lartë nga të dy aspektët kryesorë , qoftë nga higjena, qoftë nga ushqimi, çfarë pune do të bëjmë ne që tani që të kemi një dakordësi edhe ndërmjet kësaj tryeze kush janë hotelet dhe pikat që vizitohen më shumë nga turistë vitin tjetër, duke shtuar 3 fish, 4 fish kontrollin e higjenës, duke kuptuar se një nga problematikat vazhdon që të jetë jo vetëm pastërtia pasi mbase ne kemi një lloj pastërtie shumë më të mirë por cilësia e peisazhit, pastrimi shumë mirë i ambjentit, izonave që frekuentohen nga turistët, hedhjeve urbane, jo vetëm mbetjeve urbane të qyteit, por edhe të inerteve, mbetjet që dalin nga dërtimet e shumta që zhvillohen në zonën e Durrësit, pra çfarë duhet të kuptojmë me siguri të plotë të sistemit të turizmit vitin tjetër.

A duhet të presim që të fillojë sezoni që të vendosim rojet bregdetare apo duhet ta krijojmë që tani flotën e bayëacht të durrësit të cilët të jenë të gatshëm për tu rekrutuar nga biznesi dhe rezultoi shumë i suksesshëm. përvec sigurisë çfarë do të bëjmë me shërbimet? Sa jemi ne sot të gatshëm të gjykojmë dhe këtu jemi që të gjithë aktorë, që çfarë duhet të përmirësojmë në fushën e shërbimeve, çfarë duhet të rregullojmë në fushën e kulinarisë çfarë duhet të kombinojmë me atë që thashë sigurinë ushqimore dhe ku jemi ne të garantuar që shërbimet ushqimore janë të kontrolluara, janë stabël, janë edhe më cilësi dhe ky është prapë një problem shumë i madh që ne duhet ta mendojmë që tani

Çfarë do të bëjmë që atë që u përpoqëm ta krijonim këtë vit edhe me projektin Smile Albania që për vitin tjetër i cili duhet të jetë i ndërtuar mendoj që në fillim të vitit për t’i dhënë mundësinë që atë platformë me 1 mijë të rinj që ofrojnë buzëqeshje në pika kufitare, ta përdorë biznesi, pra ata të rinj që janë të rekrutuar nga shteti të jenë atje edhe si shpërndarës të informacioneve publicitare, ofertave turistike, mundësive reale që ka për të shijuar më shumë sesa plazhin

Dhe e treta që për mua është edhe kjo shumë e rëndësishme është përgatitja e stafeve dhe e njerëzve të kualifikuar. në qoftë se ne nuk arrijmë të kuptojmë si i gjithë komuniteti duke filluar nga kryetarët e bashkive, gjithë komuniteti i biznesit institucionet që turizmi është një profesion dhe nuk është një punë sezonale nuk do jemi cilësorë dhe të suksesshëm. Në qoftë se ne nuk pranojmë që turizmi është për qarkun edurrësit por edhe për gjithë Shqipërinë një biznes 365 ditorë, një ekonomi e cila ka nevojë që ne të mendojmë gjatë gjithë vitit ndhe për këtë duhet të forcojmë gjithë mekanizmat që të trajnojmë më shumë  njerëz dhe të krijojmë mentalitet në shoqëri që ne i shërbejmë turizmit ne do e kemi të vështirë që të përballemi me sezonin turistik.

Viti 2018 shënon një bum përsa i përket numrit të turistëve të huaj të ardhur në vendin tonë. Pasaporta të huaja që shkelin Shqipërinë në pikat kufitare që qëndrojnë më shumë se sa një ditë dhe këtë duhet ta themi, ne këtë vit presim që të jenë mbi 6 milionë që krahasuar me një vit më parë me 5.1 milionë shënojnë një rritje shumë më të madhe. Dhe vitin tjetër padyshim në qoftë se vazhdojmë përpjekjet tona do të shkojmë në 7 mbase. 7,.1 apo 7.2 milionë turistë. A jemi ne të gatshëm të presim kaq shumë?

Shifrat tregojnë që nuk kemi rritje të turistëve shqiptarë të hyrë në kufi, edhe në portin e durrësit, por kemi një rritje me 15% të turistëve të huaj për t’u futur në portin e durrësit. pra kjo tregon që po hapemi dhe po bëhemi një shoqëri shumë më  e prekshme nga tursitët e huaj.

Ku jemi ne me guidat profesionale? Ku jemi me standartizimin e kush ben cfare? Jo cdonjëri mund të bëjë edhe biznesin e hotelit, edhe biznesin e diskotekes, edhe biznesin e ndërtimit edhe biznese të tjera, dhe turizmi të jetë një biznes sekondar. ne duhet dhe këtu ka shumë për t ëfolur që të gjithë, aktorët e kësaj tryeze, sesi të ngrejmë komunitetin e turizmit, e biznesit në turizëm, pra njerëz që e kanë  biznes 12 mujor turizmin dhe jo bëj një biznes tjetër dhe pastaj jep një kontribut në turizëm

Pra janë disa aspekte që prefekti i tha shumë mirë që ne kemi nevojë që t’i ridimensionojmë, edhe këtu falenderoj edhe kolegët që kanë ardhur nga Ministria e Bujqësisë edhe të Drejtësisë edhe kolegun Majko që kemi qenë të katërt të caktuar nga kryeministri për të monitoruar situatën në qarkun e durrësit por që ne duhet ta fillojmë që sot bisedën për sezonin e ardhshëm edhe për gjithë vitin turistik 2019 dhe këtu kemi jashtëzakonisht shumë gjëra për të përmirësuar por sidomos diversifikimin  e ofertës turistike, ku shtimi i agroturizmit, shtimi i biznesit turistik në zonat  etrashëgimisë kulturore, qoftë në Krujë qoftë në Kepin e Rodonit dhe në të gjitha zonat ku ne mund të shtojmë ofertën turistike është një impenjativ i kohës. po ashtu me kryetarin e bashkisë ne po flasim cdo ditë qw të kemi mundësinë që të stabilizojmë problemin e zonave dhe destinacionit turistik si Durrës, të kemi mundësinë që të jemi më të fortë në marketingun e destinacionit turistik edhe këtu duhet një kombinim shumë i fortë i bashkisë Durrws me biznesin por edhe me bashkinë Kavajë pasi është një biznes i përbashkët  dhe qënia e Durrësit destinacion turistik duke e vazhduar të forcojmë lobimin, ofertën turistike jashtë plazhit që ka Durrësi, përse turistët duhet të vijnë në Durrës, dhe mbase ka ardhur koha që edhe në Shqipëri destinacioni turistik të jetë edhe një lloj konkurrimi ndërmjet destinacioneve. pse duhet të zgjedhë Durrësin dhe të mos zgjedhë Sarandën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?