Klosi: Situata e përmbytjeve në vend ka krijuar emergjencë përsa i përket mbetjeve urbane
U zhvilluan on line “Takimi i donatorëve në Sektorin e Mbetjeve të Ngurta”, i cili u drejtua nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf.
“Situata e përmbytjeve në vend ka krijuar dhe një emergjencë përsa i përket sektorit të mbetjeve urbane dhe është ky momenti që na bënë të vlerësojmë se përpjekjet për ndërtimin e politikave të drejta në menaxhimin e mbetjeve urbane, përpjekjet për të menaxhuar ashtu si duhet situate në vend në një ditë si kjo kur lumenjt mbushen me shumë ujë e kur rreshjet e shiut janë kudo në vend, krijojnë tragjedi të vërteta në realitet, pasi vazhdojmë të kemi një numër të madh landiflldesh apo vneddepozitimesh të mbetjeve urbane të njësive administrative sidomos të ish komunave pranë shtretërve të lumejve. Në një ditë si kjo kur uji të mos jetë ne do të kemi përsëri një tragjedi mjedisore të shtretërve të lumenjve dhe bregdetit shqiptar.”, tha Ministri Z. Blendi Klosi. Një nga arritjet kryesore të vitit 2020 për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit është miratimi i “Dokumentit të Politikave Strategjike dhe i Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve” që synon promovimin e ekonomisë qarkulluese.
“Zbatimi i Dokumentit të Politikave Strategjike, kërkon hartimin e Planeve Rajonale/Zonale për çdo Zonë të Menaxhimit të Mbetjeve. Këto Plane duhet të mbështeten në Studime Fizibiliteti të cilat hartohen nga ministria përgjegjëse për mjedisin. Aktualisht kanë filluar dy studime të financuara nga ËBIF, konkretisht studimi i fizibilitetit për qarkun Fier dhe Elbasan të cilat ndiqen nga Ministria përgjegjëse për infrastrukturën. Për të pasur një zbatueshmëri të plotë të gjithë aktiviteteve të parashikuara në strategji, është e domosdoshme përgatitja edhe e tetë studimeve të tjera të fiziblitetit për zonat e mbetjeve për të cilat ende nuk ka filluar procesi”, tha Ministri Z. Blendi Klosi. Sipas problematikave të identifikuara në fushën e menaxhimit të mbetjeve, nevojat janë jo vetëm për rehabilitimin dhe mbylljen e të gjithë vendepozitimeve të identifikuara, por edhe për zhvillimin e infrastrukturës për të zbatuar ndarjen e mbetjeve në burim në 61 njësitë vendore dhe për zbatimin e plotë të detyrimeve që lindin nga legjislacioni aktual.
Ndërsa Ambasadori gjerman tha: “Jam i gëzuar që jam pjesë e këtij takimi dhe Vlerësoj bashkëpunimin me qeverinë shqiptare. Eshtë e rëndësishme shpërndarja e informacionit dhe zhvlllimi në këtë fushë. Ne inkurajojmë qeverinë shqiptare që të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë ta suportojmë në emër të projekteve të tjera që do të zhvillohen në këtë fushë”.