Klosi: Sporti që duhet shndërruar në biznes, në Shqipëri ka 80 vende për rafting
Certifikatat u shpërndanë nga Federata Shqiptare e Rafting dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si investim për një turizëm aventure me standarde, nga profesionistë të njohur ligjërisht edhe në arenën ndërkombëtare. Por, edhe si një dritare e re punësimi për të rinjtë.
“E filluar si një pasion, si një sport, e filluar nga disa djem që janë rritur dhe kanë jetuar me bukuritë e kanioneve të Osumit që u shndërrua në një grup më të më madh, në një federatë, u zhvillua në disa kanione zbuluan që në Shqipëri nuk ka një nuk ka dy nuk ka dhjetë por ka 80 vende ku mund të bëhet rafting, ecje nëpër male, ngjitje nëpër ato shpellat dhe zonat shumë të bukura të Shqipërisë”, tha Klosi në fjalën e tij.
Sipas Klosit kemi një potencial të jashtëzakonshëm i cili mund të shndërrohet fare mirë në një komunitet shumë më të gjerë, dhe mbi këtë pastaj është kuptuar që ky është edhe një biznes argëtues, i cili ka shumë më tepër nevojë për njerëz që ta drejtojnë këtë biznes.
“Sot ne kemi një numër të shtuar turistësh, viti 2018 shënon mbase rritjen më të madhe në krahasim me çdo vit tjetër, jo vetëm nga numri në mënyrë absolutet, por edhe nga përqindja e rritjes së turistëve”, tha Klosi.
Ai shtoi gjithashtu se: “Turistët duan t’i rikthehen natyrës, duan të gjejnë vende të paeksploruara, të magjishme si kanionet e Osumit apo lumi i Vjosës apo zona të tjera ku ju keni ushtruar aktivitetin tuaj të rafting apo kanoes”.
KOHA JONË SONDAZH

