Klosi: Të mbrojmë interesat e klasës së mesme

Mbrojtja e interesave të shtresës së mesme është një ndër hapat kryesorë në zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri. Këtë deklaratë ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi e bëri sot në konferencën e Qëndrës Ndërkombëtare të Punësimit.

“Ne si ministri jemi të interesuar të mbrojmë interesat e klasës së mesme përmes politikave të punësimit.Janë bërë shumë ligje për të drejtat e njeriut por a është realiteti shqiptar siç shkruhet nëpër letra. Ne kemi shumë nevojë për këshillat tuaja, por të ndajmë eksperiencat tona bashkë me ju, për të parë se ku kemi gabuar e cfarë duhet të bëjmë më mirë”, tha Klosi.

Ministri vuri gjithashtu në dukje së Shqipëria nuk do të ketë progres nëse nuk do të harmonizohen interesa të ndryshme të shoqërisë, duke njohur të shkruarën dhe kontribuar për të ardhmen.

“Në një këndvështrim të gjërë nuk mund të ketë progres pa harmonizuar interesa të ndryshme të shoqërisë duke respektuar vlera morale e kulturore, duke njohur të shkuarën për të parë me përqëndrim të ardhmen tonë”, tha Klosi.

Po ashtu, ai nuk la pa përmendur edhe dy drejtime kryesore të qeverisë, të cilat sipas tij kanë krijuar qëndrueshmëri.

“Qeveria ka përcaktuar qartë dy drejtime për të krjuar qëndrushmëri duke nisur nga politikat e punësimit dhe arsimit profesional. Kemi kuptuar që duhet të kemi politika të qarta, binjakëzim, diskutime të hapura. Dimë shumë mirë që arsimi profesional do të jetë i sukseshëm., pranë biznesnit”, përfundoi Klosi.

SHKARKO APP