Klosi: Të rinjtë në politikëbërje, aset i panegociueshëm

“Prezenca e të rinjve në politikëbërje duhet të jetë një aset i panegociueshëm”. Kështu deklaroi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në një aktivitet për rininë shqiptare.

"Prezenca e të rinjve në politkëbërje duhet të jete një aset i panegociueshëm. Ne duhet të punojmë për këtë. Kemi një prezencë të këshillave rinore, kemi prezencë në këshillat bashkiakë dhe nëpërmjet  të rinjve që janë në këshillat bashkiak, të rinjtë mund të gjejnë zërin e tyre. Ajo që është bërë për përgatitjen e strategjisë së rinisë duhet të vazhdojë. Ne do të përdorim asetet tona, do të krijojmë edhe qendra të ngjashme në rrethe. Pozicioni juaj është i rëndësishëm në funksionin e atyre që ne duhet të bëjmë", tha ai.

Klosi shtoi sakaq se do të vazhdojë me praktikën për intershipin e të rinjve në administratën publike. Kreu i dikasterit të rinisë tha se janë rreth 2500 të rinj që do të marrin pjesë në intershpin 3-mujor në administratë.

"Të gjithë ata që kanë mbaruar 3-vjeçarin mund të marrin pjesë në administratë. Sot hapëm 2500 vende për intershipin e tyre 3-mujore. Më shumë rëndësi ka që kjo të zhvillohet dhe të shtrihet më tej. Duke e njohur administratën publike, të rinjtë duhet të njohin prirjen e tyre, biznes apo administratë. Në mbyllje të këtij 3-mujori për intershipin e radhës unë do të kërkoja bashkëpunim e organizatave për të shtuar numrin e intershipit dhe të shtrijmë këtë në të gjithe administratën", apeloi Klosi.

Po ashtu, ai tha se do të ngrejmë rrjetin e të rinjëve në diasporë, për ata që duan të jenë aktivë në politikbërjen në Shqipëri dhe Kosovë.

SHKARKO APP