Klosi: Të zhvillojmë edhe industrinë e detit
Industria e detit është shumë pak e zhvilluar në Shqipëri edhe pse kapacitetet nuk mungojnë. Nga Durrësi, teksa bëri një udhëtim simbolik me anijen e parë turistike, ministri i Turizmit, Blendi Klosi ftoi komunitetin e biznesit që të investojë në këtë industri. ”Ai zhvillim që shikojmë që këtu, që ka ndodhur në rërë shumë shpejt duhet të ndodhë edhe në det. Shqipëria duhet të investojnë në biznesin e detit. Ky vend duhet të ishte plot me jahte, me gjithë biznesin që ofron deti”. Përmes kësaj anije, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë bukuritë e Kepit të Rodonit, të Bisht Pallës, Durrësin antik nën det por edhe të vizitojnë pasuritë e mëdha natyrore që kanë zonat e mbrojtura.
KOHA JONË SONDAZH

