Klosi: Tolerancë zero për dhunuesit në familje

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se do të ketë tolerancë zero për të gjithë ata të cilët ushtrojnë dhunë në familje.

Klosi theksoi gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti ka pasur një ndërgjegjësim të njerzve të cilët kanë denoncuar dhunën.

Ministri nënvizoi duhet të ketë një bashkëpunim të mirë mes institucioneve për të luftuar dhunën në familje.

“Tolerancë zero për të gjithë dhunuesit në familje. Kemi evidentim mjaft raste të dhunës në familje ndërsa thirrjet për të denoncuar dhunën në polici janë në rritje, fakt ky i cili tregon besimin e qytetari tek policia e shtetit. Duhet të ketë bashkëpunim mes institucioneve për të luftuar dhunën në familje, vlerësoj punën e deritanishme, kemi arritje sinjifikative. Njerëzit sot janë më të ndërgjegjësuar, e denoncojnë dhunën në familje. Problem jo legjislacioni por implementimi i tij”, tha Klosi.

Gjate 6-mujorit të parë të vitit 2015 janë konstatuar 1996 raste të dhunës ku 933 raste kanë marë urdhër mbrojtje, ndërsa janë regjistruar 12 viktima.

SHKARKO APP