Klosi: Vullnetarizmi, duhet që të kemi një rini aktive

 

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi u shpreh sot në konsultimin e organizuar nga LRI-ja se ishte i lumtur që projektligji “Për Vullnetarizmin” po mbështetej kaq shumë nga të rinjtë dhe se është e rëndësishme që ky diskutim të përfshijë çdo aspekt të rinisë shqiptare.

“Është shumë e nevojshme që ta fusim diskutimin për vullnetarizmin në çdo aspekt të rinisë shqiptare. Duke u përpjekur që së bashku me diskutimin për ligji ne të krijojmë më shumë iniciativa për të rinjtë shqiptarë. Bërja e ligjit nuk do të thotë se e bën rininë shqiptare më shumë vullnetare, bërja e ligjit nuk do të thotë se realisht mundet me ligj që rinia shqiptare të jetë më vullnetare. Por bërja e ligjit tregon një vullnet politik dhe institucional, për të pasur mundësi që ne të kemi një rini aktive. Çfarëdolloj debati të dalë dhe çfarëdolloj këndvështrimi të ketë rinia për këtë projektligj, ne do të jemi të gatshëm për ta futur në axhendë dhe për ta diskutuar atë në parlament”, – tha Klosi.

SHKARKO APP