KLP jep njoftimin e rëndësishëm për kandidatët e SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë fton proklurorët e interesuar, të dorëzojnë dokumentet në Prokurorinë e Përgjithshme për plotësimin e 15 vendeve vakante në SPAK.
Deri tani sipas njoftimit 2 prokuror kanë kandiduar për Prokurorinë e Posacme.
Njoftimi i plotë
Pas njoftimit se dates 07.01.2019, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë
per shpalljen e fillimin e procedurave për plotësimin e 15
(pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju sqarojme se ;
Prokuroret e interesuar per te kandiduar ne Prokurorine e posacme
(SPAK), nuk eshte e nevojshme te dorëzojnë pranë KLP,
dokumentacionin sipas pikave 2 deri ne 6 dhe konkretisht:
2.Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës
së notave;
- Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në Shkollën e
Magjistraturës dhe e
listës së notave (nqs ka);
- Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror;
- Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në
Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë
kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme;
- Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive
profesionale e
morale si prokuror.
Gjithashtu ju sqarojme se Keshilli i Larte i Prokurorise do te ushtroj
funksionin prane ambjenteve te Prokurorise se Pergjithshme keshtu qe
dhe dokumentacioni duhet te adresohet ne adresen :
Keshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Qemal Stafa” nR. 1, Tirane .
KOHA JONË SONDAZH

