KLP mbledhje online, ja kush janë komanduesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur sot mbledhjen plenare në platformën online, në praninë e nëntë anëtareëve dhe agjendën e dakordësuar unanimisht.
KLP miratoi po ashtu raportin vjetor mbi veprimtarinë e Këshillit për periudhën janar 2019-dhjetor 2019.
KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Albert Murçaj në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Afërdita Ndoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
KLP miraton projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër .
U miratua projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Lorenc Mërkuri në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Erion Çela në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Vlorë.
KLP miratoi projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Ludovik Doda në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës .
KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Aslan Bajramaj në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.
KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Brahim Dragjoshi në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër .
Caktimet janë të përkohshme për një afat 3 mujor nga data 27 Prill 2020-26 Korrik 2020.
KLP miraton gjithashtu 4 projekt-akte të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët Arben Smaçi, Afërdita Ndoi, Kolë Hysenaj dhe Avni Kraja. Raportet kalojnë menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.