KLP shpall sot listën me pikët për Kryeprokurorin e ri
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë sot pikëzimin e tri kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Një ditë më parë Këshilli intervistoi në seanca të ndara tre kandidatët, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.
Tri kandidatët paraqiten platformat e tyre dhe më pas iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të KLP për çështje të ndryshme për menaxhimin e punës në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ata u pyetën edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.
Pas kësaj faze në mbledhjen e orës 11, KLP ka njoftuar se do të bëjë renditjen e kandidateve. Më pas lista do ti dërgohet për votim Kuvendit.
Në rast se asnjë kandidat nuk merr 84 vota, atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm do të zgjidhet ai që është renditur i pari.