KLSH: 10 miliardë lekë dëm nga kompanitë shtetërore dhe investimet e huaja

Rreth 10 miliardë lekë është dëmi ekonomik i konstatuar për vitin 2018 nga shoqëritë në pronësi të shtetit dhe investimet me fonde të huaja. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport sipas të cilit mësohet se nga rezultatet e auditimeve të kryera në këto dy sektorë për vitin 2018, zbardhin dëmin prej 10 miliardë lekësh.

Në të paraqiten rezultatet e kontrolleve të Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja për vitin 2018. Auditimet e kryera gjate vitit 2018 janë kryesisht auditime përputhshmërie, ligjshmërie dhe rregullshmërie, si dhe auditime financiare.

Masa për shpërblim dëmit ekonomik, eliminimin shpenzimet jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit, te ardhura te munguara janë në shumën gjithsej 10,2 miliardë lekë, nga të cilat shuma 6,7 miliardë i përket dëmit ekonomik dhe 3,5 miliardë për efektin negativ financiar ose shpenzime jo ne përputhje me ligjet. Sipas fushave të auditimit përkatëse konstatohet dëmi ekonomik: në shoqëritë publike në vlerën 6,7 miliardë lekë dhe në projektet me financime të huaja në vlerën 62 milionë lekë. Në raport theksohet se KLSH i është drejtuar prokurorisë me 4 kallëzime penale, për 5 drejtues apo administratorë të shoqërive dhe 4 indicie për kallëzim penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?