KLSH-ja, për të tretin vit radhazi në Panairin e Librit

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë për të tretin vit radhazi në Panairin e Librit të zhvilluar në Tiranë, në datat 11-15 mëntor. Ku edicioni i 18-të i Panairit të Librit u hapkëtë vit me moton “Libri Dixhital” dhe në të morën pjesë 107 shtëpi botuese. Kontrolli i Lartë i Shtetit u paraqit në ketë panair me kolanën e plotë të botimeve të tij për periudhën 2012- 2015, 46 botime gjithsej, nga të cilat 11 botime u prezantuan për herë të parë. Në kuadër të këtij panairi, në datën 13 Nëntor, KLSH-ja organizoi promovimin e botimeve të tij për vitin 2015. Nga ana e tij, kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, në fjalën e tij, vlerësoi pjesëmarrjen e institucionit që ai drejton në këtë panair  dhe theksoi se libri ështe ndër mjetet më efektive në komunikimin edhe të institucioneve publike me qytetarin dhe lexuesin. Kjo është aresyeja që KLSH vjen në tre vitet e fundit (2012-2015) me një kolanë botimesh prej 46 titujsh, ndërkohë që tituj të tjerë janë ne shtypshkronjë. Çdo vit dinamika e librave të institucionit rritet me 10%, duke ruajtur cilësinë, thellësinë e analizës dhe gjerësinë e informacionit. Librat e KLSH-së, krahas regjistrimit besnik të përmbajtjes së auditimeve të institucionit, të gjetjeve dhe rekomandimeve të çdo auditimi kryesor, përçojnë drejtimet strategjike të reformimit të tij, që janë rritja e kontributit për përmirësimin e qeverisjes publike, nëpërmjet thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe ngritja e kapaciteteve të audituesve të KLSH-së në nivelin e një audituesi modern evropian. 

Lidhur me botimet konkrete të vitit 2015, si edhe për rëndësinë dhe vlerat  e këtyre botimeve folën auditues dhe drejtues te KLSH. Kështu, zonja Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme, theksoi se nëpërmjet këtyre botimeve KLSH ofron për të gjithë trupën e audituesve të brendshëm dhe të jashtëm të sektorit publik dhe privat botime, të cilat promovojnë dhe sjellin ndryshime në kulturën tonë profesionale dhe mënyrën tonë të të menduarit në raport me profesionin, marrëdhëniet sociale dhe instalimin e kulturave organizative moderne dhe progresive që përfaqësojnë praktikat më të mira të fushës. Kurse zonja Manjola Naço, Drejtoreshë e Përgjithshme u përqendrua në vlerën që ka botimi i standardeve të auditimit dhe veçanërisht “Manuali i Auditimit të Departamentit të Performances” dhe "Indikatorët e performancë". Manuali është një material që i vjen në ndihmë audituesve të performancës duke ofruar  promovimin e praktikave të qëndrueshme, ekonomike dhe efektive të auditimit të performancës si dhe krijimin e një baze për zhvillimin e mëtejshëm të metodologjisë së auditimit të performancës dhe zhvillimit profesional, ndërsa botimi "Indikatorët e performancës", plotëson mozaikun metodologjik për auditimin e performancës. Ndërsa zoti Kozma Kondakçiu, Drejtor i Drejtorisë së IT, nënvizoi rëndësinë  e botimit për herë  të parë të dy botimeve të KLSH në një fushe të re të Auditimit, atë të Teknologjisë së Informacionit, “Manualin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit” dhe “Objektivat e Kontrollit për Teknologjinë e Informacionit” (COBIT) version 4-1”.

Intensifikimi i përdorimit të metodave bashkëkohore të teknologjisë së informacionit do të jetë një nga instrumentet bazë të rritjes së performancës së punës së KLSH-së dhe do të lehtësojë kontrollet e kryqëzuara të transaksioneve financiare.

Zhvillimi i teknologjive dhe përfshirja e sistemeve të informacionit në çdo qelizë të jetës, nxori në dritë domosdoshmërinë e auditimit të Teknologjisë së Informacionit, adoptimin e një metodologjie dhe qasje të drejtë për identifikimin e risqeve dhe minimizimin e tyre, dhënien e sigurisë së integritetit të të dhënave, zbulimit të abuzimeve dhe shkeljes së privatësisë, etj. Kështu, Manuali i Auditimit të Teknologjisë së Informacionit (IT) përshkruan rrugën që duhet ndjekur për ekzaminimin e zbatimit të sistemeve IT-së për të matur se sa ato përmbushin nevojat e subjektit, pa kompromentuar sigurinë, privatësinë, koston dhe elemente të tjera kritike të veprimtarisë së subjektit të audituar. Ndërkaq, në emër të audituesve të rinj përshëndeti Aulona Jonuzi, e cila prezantoi volumin III-të të botimit “Audituesit e KLSH-së në shtypin e shkruar”, ku kanë publikuar 54 shkrimet e tyre rreth 38 auditues. Ky volum është shembulli më i mirë se si një organizatë mund të shndërrohet në një organizatë edhe më të suksesshme, duke promovuar vlerat e suksesit brenda individit, që ndikojnë në promovimin e vlerave të organizatës gjithashtu.

Në fund, zonja Irena Islami, Drejtore e Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, i njohu të pranishmit me katër botimet që janë në proces për këtë vit dhe nënvizoi faktin që 46 titujt me të cilët KLSH paraqitet në këtë panair, janë pothuajse tre herë më shumë se 17 titujt, me të cilët institucioni u paraqit për herë të parë në këtë panair. Gjithashtu, në këtë veprimtari morën pjesë auditues dhe drejtues të KLSH-së dhe shumë të ftuar si Prof.Dr.Aurela Anastasi, Prof.Ass.Dr.Sazan Guri, Prof.Dr.Omer Stringa dhe Prof. Bardhosh Gace. Pjesëmarrësit u përshëndetën edhe nga zoti Sazan Guri, në emër të shoqatave dhe organizatave që kanë marrëveshje bashkëpunimi me KLSH-në. Guri vlerësoi frymën e re të bashkëpunimit që KLSH ka krijuar me strukturat e shoqërisë civile, e cila jep pa dyshim rezultate konkrete në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e analizave ekonomike, me qëllim  përmirësimin e qeverisjes. KLSH ofron një qasje krejt të re në raport me punonjësit e institucioneve të tjera publike, veçanërisht në marrëdhënien e audituesit me librin dhe me prezencën e tyre në media me shkrime që trajtojnë problematika të punës së tyre të përditshme dhe më gjerë.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti, të gjithë të pranishmit vizituan panairin e librit dhe veçanërisht pavionin e KLSH-së.

 

PARASHIKIMI

Në fund të vitit 2015, KLSH do të ketë plot 50 botime dhe duke ecur me këtë  këtë ritëm edhe në tre vitet e ardhshme, në fund të vitit 2018, do të ketë prekur shifrën e 100 botimeve, duke ruajtur sigurisht cilësinë e botimeve dhe duke i shërbyer në këtë mënyrë rritjes së kapacitetve të stafit të KLSH-së dhe modernizimit të institucionit.

SHKARKO APP