KLSH, kallzim penal për drejtorin e Tatimeve në Berat

Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga auditimi mbi zbatimin e legjislacionit tatimor, të ushtruar në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Elbasan dhe Berat, ka konstatuar gjatë periudhës 2013–2014 mospërputhje në veprimtarinë e administratës tatimore me kërkesat e kuadrit rregullator në procedura dhe të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative që rregullojnë veprimtarinë e administratës tatimore në procesin e realizimit të të ardhurave tatimore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Me këtë rast KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre për Drejtorin e DRT Berat G. G. dhe ish-Drejtorët e DRT Berat M.D dhe T.M., per konsumimin e elementëve te veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi kane lejuar miratimin në bilancet e subjekteve te shumave të konsiderueshme monetare në lidhje me hua të marra nga subjekte të tjera jashtë procedurave normale ligjore dhe për të cilat nuk është bërë asnjë deklarim nga ana e strukturave përkatëse të DRT te Beratit, si dhe jane favorizuar subjekte tatimpaguese në zhbllokimin e llogarive bankare, për të cilat DRT Berat kishte vendosur më parë bllokimin e tyre. KLSH i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse lidhur me kete kallezim penal.

SHKARKO APP