KLSH “kontroll” shpenzimit të parave – “Garanci për ofrimin e shërbimeve më të mira”

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë progres sa i takon trupës audituese, përmes përzgjedhjes së një stafi të certifikuar dhe uljes së moshës mesatare, me qëllim kontrollin efikas të  institucioneve dhe garantimin e  transparencës për taksapaguesit shqiptarë. Ndërsa për Komisionin Europian, kontrolli i brendshëm përmirëson qeverisjen.

“Ne promovojmë kontrollin e brendshëm për të përmirësuar qeverisjen publike. Shtetet anëtare bëhen bashkë për të gjetur  mënyra më të mira për auditimin e brendshëm dhe të ofrojmë këshilla sa i takon standardit europian. Llogaridhënia menaxheriale si një drejtues i kontrollit të brendshëm, jep mundësi për ofrimin e shërbimeve më të mira qytetare dhe përgjegjësi nga ana e qeverisë”, u shpreh Raymond Hill nga Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit të Këshillit Europian.

Në konferencën e audituesve të rinj (Young Alsai), e cila është nisja e  muajit të hapur për qytetarët, u diskutua mbi sfidat e auditimit publik në kontekstin  e anëtarësimit të vendit në BE.

SHKARKO APP