KLSH merr pjesë në konferencën e II të Young EUROSAI

 

Në datat 9-12 tetor 2015 u zhvillua në Jeruzalem, Izrael konferenca e II e Young EUROSAI me temë qendrore “SAI&Unë”. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga 40 shtete me 77 pjesëmarrës. Ky event u organizua nga EUROSAI dhe SAI Izraelit (Kontrolli i Shtetit dhe Avokati i Popullit të Izraelit). Konferenca u zhvillua në kampusin kërkimor shkencor Instituti Van Leer.

Kontrolli  i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga Ina Sokoli audituese në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm dhe Jonild Hoxhaj auditues në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit, Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme.

Në bazë dhe të suksesit të Konferencës së parë të Young EUROSAI të zhvilluar në Roterdam në nëntor të 2013, një network me koleg të rinj ndërmori hapin e parë për vazhdimin e kësaj eksperience. Audituesit e rinj në mbarë Europën iniciuan një praktikë të vazhdueshme të shkëmbimit të eksperiencave me njëri-tjetrin.

Në bazë edhe të konkluzioneve dhe rekomandimeve të Kongresit të IX të EUROSAI, u kërkohej audituesve të rinj të mbanin dhe të përhapnin shpirtin e Young EUROSAI në  eventet e ardhshme të EUROSAI.  Audituesit e rinj, si përfaqësues të gjeneratës së re dhe liderët e së ardhmes së institucioneve që ata përfaqësojnë gëzojnë një perspektivë unike dhe gjithashtu gëzojnë aftësitë të parashikojë, diskutojnë, debatojnë, të shkëmbejnë eksperienca dhe të bëjnë pyetje.

Rekomandimet kryesore të konferencës u fokusuan në këto drejtime: efekti publik i SAI-t, efekti profesional, efekti personal.

Disa nga rekomandimet në lidhje me efektin publik të SAI-eve janë:

·         Vendosja e theksit mbi rritjen e kapaciteteve në fushën e strategjisë së komunikimit, Media e Re, network social online, realizimi i ideve komplekse duke përdorur mjete të thjeshta.

·         SAI duhet të marrë në konsideratë implementimin e standardeve të matjes së performancës së tyre.

·         SAI-et duhet të ridizenjojnë rolin e tyre duke përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të grupeve vulnerabël të shoqërisë.

·         SAI-et duhet të gjejnë mënyra për të fuqizuar rolin e qytetarët duke angazhuar ata në procesin e auditimit.

Disa nga rekomandimet në lidhje me efektin profesional janë:

  • Aftësi të reja dhe specializime në fushën e filtrimit, menaxhimit dhe analizimit të informacionit.
  • SAI-et duhet të përdorin programe të reja kompjuterike të dizenjuara për një menaxhim të një sasie të madhe të dhënash.
  • SAI-et duhet të zhvillojnë metoda pune të reja, të cilat duhet të përshtaten me sasinë e madhe të të dhënave, duke rrezikuar sa më pak privatësinë e punonjësve të subjekteve të audituara.

Disa nga rekomandimet në lidhje me efektin personal janë:

  • Aspektet etike të sjelljes së audituesve dhe punës audituese duhet të rishikohen dhe të përshtaten kur të jetë e nevojshme.
  • Duhet të inkurajohet forma e komunikimit jo-formal në punën audituese.
  • Teknologjia duhet të integrohet sa më shumë në punën e përditshme të SAI-eve.
  • SAI-et duhet të inkurajojnë bashkëveprimin midis audituesve të rinj të SAI-eve të ndryshme.

Në këtë konferencë KLSH prezantoi arritjet e saj në bashkëpunimin me mediat nëpërmjet prezantimit “Bashkëpunimi SAI-Media, si instrument në rritjen e përgjegjësisë dhe besimit të publikut”. Në këtë prezantim u theksua mënyra sesi përçohet informacioni mbi auditimet dhe veprimtarinë e KLSH-së drejt publikut, ku një prej mënyrave është edhe prezenca e audituesve të KLSH-së në median e shkruar duke ndikuar në rritjen e transparencës së institucionit.

Gjithashtu një theks i veçantë u vendos mbi dobinë e publikimit të informacioneve të punës së KLSH – së dhe atyre të audituesve në të gjitha llojet e mediave, si një ndër elementët më të rëndësishëm i cili së bashku me profesionalizmin, transparencën, integritetin, objektivitetin, kredibilitetin, pavarësisë, paanshmërisë dhe kompetencat e duhura e afron KLSH – në gjithnjë e më tepër me publikun.

Në fund të prezantimit u përcoll mesazhi:

Një sfidë për të gjithë ne do të ishte rritja e komunikimit me media nëpërmjet publikimit të rezultateve të raporteve të auditimit, publikimit të zhvillimit profesional të audituesve si një mjeti më i fortë në luftën kundër evazionit, korrupsionit dhe shkeljeve të ligjshmërisë.

Gjatë kësaj konference u arritën disa përfundime të rëndësishme për vazhdimësinë e kësaj tradite të nisur. Lëvizja e Young EUROSAI do të jetë e vazhdueshme dhe konferenca YES do të zhvillohet rregullisht çdo 2 ose 3 vjet.

Gjithashtu konferenca u shoqërua me biseda TED (seksione plenare nga përfaqësues të shtete të ndryshme) workshop-e interaktive, leksione nga profesorë të spikatur të Izraelit, seksion brainstorming dhe ushtrime duke përdorur metoda praktike.

Disa nga temat e workshop-eve të zhvilluara gjatë ditëve të konferencës ishin: kuadri imatjes së performancëssë SAI-t (të ndërmarrim një hap të udhëhequr nga shembujt), auditimi i zhvillimit të qëndrueshëm, vizualizimi, impakti i rolit publik të audituesit në jetën private, sfida në marrëdhëniet auditues – subjekt auditimi dhe pengesat gjatë auditimit ti kthejmë në mundësi.   

Konferenca u shoqërua me aktivitete të ndryshme social kulturore.

Konferenca e tretë e Young EUROSAI do të zhvillohet në Estoni.

SHKARKO APP