KLSH: Nxjerr në pah mangësitë e institucioneve, miliona lekë humbje nga tregtia digjitale

Tregtia online në Shqipëri po njeh një rritje të ndjeshme vit pas viti, por masat shtetërore për kontrollin dhe mbrojtjen e konsumatorit mbeten të pamjaftueshme dhe shpesh pas dore, duke nxitur informalitetin.

Ky është përfundimi kritik i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ngre alarmin për mungesën e koordinimit institucional, nivelin e lartë të informalitetit dhe humbjet e konsiderueshme të të ardhurave buxhetore.

Vetëm gjatë vitit 2024, të ardhurat totale të mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kapën 3.9 miliardë euro, por pjesa që vinte nga veprimtaria online ishte vetëm 0.084% e totalit. Sipas KLSH-së, kjo shifër nuk përputhet me rritjen reale të konsumit online në vend dhe sinjalizon nivel të lartë informaliteti në këtë sektor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Brenda muajit mars 2026, Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, duhet të marrin masat për të analizuar dhe vlerësuar fushën e tregtisë elektronike, me qëllim hartimin e një strategjie të qartë. Të përcaktohen objektivat dhe përgjegjësitë institucionale sipas fushës së veprimtarisë, duke përfshirë komunikimet elektronike, mbrojtjen e konsumatorit dhe administrimin fiskal, si dhe një analizë të detajuar të identifikimit dhe vlerësimit të risqeve”, thekson Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata nuk paraqitet më pozitive as në dogana. Të ardhurat nga veprimtaria online në vitin 2023 përbënin vetëm 2.2% të të ardhurave doganore, pavarësisht rritjes së ndjeshme të porosive postare nga platformat ndërkombëtare të tregtisë elektronike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?