KLSH-së merr pjesë në Kongresin e 1-rë Ndërkombëtar mbi Prokurimin

 

Më datat 23 dhe 24 Prill 2015, një delegacion i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përbërë nga Kryetari i KLSH-së Z. Bujar Leskaj, Z. Ermal Yzeiraj dhe Z. Vullnet Karafilaj, morën pjesë në Konferencën e 1-rë Ndërkombëtare mbi Prokurimin, zhvilluar në Portoroz, Slloveni.

Në këtë kongres ku ishin ftuar shumë personalitete të shteteve dhe institucioneve të ndryshme Europiane, përfaqësues të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, si dhe përfaqësues të vendeve e kandidate për në Bashkimin Europian si Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, u mbajtën referate të rëndësishme dhe tepër aktuale mbi rregullat dhe rekomandimet e BE-së në fushën e prokurimeve dhe koncensioneve; eksperiencat e disa prej vendeve Europiane dhe vendeve të Ballkanit në këto fusha; si dhe aspekte praktike të problematikës që shumë vende Europiane hasin në lidhje me procedurat e prokurimit dhe kontratat koncensionare.

Qëllimi kryesor i kongresit ishte mbështetja e zhvillimeve të deritanishme dhe atyre që priten të ndodhin në nivel Europian në fushën e prokurimit publik dhe atë të koncesioneve, duke u fokusuar veçanërisht në shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira të vendeve, njohjen e direktivave Europiane në fushën e prokurimit publik dhe koncensioneve, si dhe rregullimin dhe zhvillimin e sistemeve të prokurimit publik dhe koncesioneve në shtete të ndryshme.

Ashtu siç dhe u theksua në këtë kongres, sfidat e mëdha me të cilat po përballen aktualisht sistemet Europiane të prokurimit, sfida këto prezente edhe pas prezantimit në vitin 2011 të reformës në sistemin e prokurimit në Europë, kanë një impakt të rëndësishëm në inovacionin, rritjen ekonomike dhe mirëqenien e përgjithshme të vende Europiane si dhe atyre që aspirojnë të hyjnë në Europë. Krijimi i sistemeve të thjeshta, racionale dhe tepër fleksibile të prokurimit, shoqëruar me një siguri dhe më të madhe ligjore dhe juridike, përbën një faktor tepër të rëndësishëm në arritjen e objektivave ekonomike të çdo vendi dhe shpenzimin siç duhet të shpenzimeve publike. Procedurat e prokurimit dhe ato në lidhje me koncesionet, të cilat ndërhyjnë dhe ndikojnë pothuajse në çdo fushë apo aspekt publik, duhet të përmirësohen dhe unifikohen në mbarë Europën, duke gjetur balancat e duhura ndemjet rregullave strikte procedurale dhe fleksibilitetit që kërkon zhvillimi ekonomik.

SHKARKO APP