KLSH “shuplakë” Ramës për buxhetin: Janë rritur detyrimet e prapambetura, PPP-të me problem

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka “shkundur” Ministrinë e Financave sa i takon performancës së financave publike gjatë vitit 2018.  Sipas KLSH, shqetësim kryesor është rritja e detyrimeve të prapambetura me 12 miliardë lekë, çka bën që niveli i deficitit buxhetor të jetë më i lartë se 1.6 për qind.

KLSH evidenton gjithashtu se nuk është zbatuar ligji sa i takon prokurimeve publike dhe janë miratuar kontrata me vlera më të larta se fondet e vëna në dispozicion.

Edhe këtë vit, kontratat koncesionare nënvizohen si shqetësim për Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raportin mbi buxhetin e vitit 2018, ndër të tjera KLSH evidenton se 32 për qind e shpenzimeve janë bërë në muajin Dhjetor, duke rritur riskun e efiçencës së punëve publike, duke mos lënë pas gjetjet sa i takon problemeve me rimbursimin e TVSH-së dhe rritjen e faturës së gjyqeve për largimet nga puna.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?