KLSH takim rajonal për auditimin

 

 

Në datat 03.11.-04.11.2015 nga KLSH u organizua në Vlorë workshop-i “Mbi materialitetin dhe auditimin bazuar në kampione.

Në këtë konferencë, Kryetari i KLSH-së z. Bujar Leskaj, ndërrmori inisiativën, sipas së cilës KLSH do të ishte vendi mikpritës organizator në zhvillimin e workshopit “Mbi materialitetin dhe auditimin bazuar në kampione”, por jo vetëm. KLSH ka ndërrmarë iniciativën për të qenë institucioni bashkë organizator me SAI-t e Bosnjë Hercegovinës dhe Maqedonisë për workshopin me temë “Mbi rolin e SAI-t në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit” si dhe bashkëorganizator me SAI-n e Serbisë dhe të Bosnjë Hercegovinës për aktivitetin “Mbi Raportimin dhe dhënjen e opinionit  të Auditimit”.

Ndërrmarja e këtyre inisiativave nga Kryetari i KLSH-së është në vazhdën e përpjekjeve që KLSH synon të jetë një kontributore aktive në rrugën drejt progresit të institucioneve supreme të auditimit të vendeve të rajonit.

Workshopi u suportua nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë(SNAO)bazuar në Planin e Aktiviteteve të propozuara nga Grupi i Përbashkët Punues për Aktivitetet e Auditimit (JWGAA)

Ky aktivitet u bashkë drejtua nga Zyrtari Koordinator i Grupit të Përbashkët Punues për Aktivitetet e Auditimit z. Dragos Budulac, z. Hazim Sabanovic, Zyrtari Koordinues i Zyrës së Auditimit të Suedisë dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i KLSH-së, Zj. Luljeta Nano.  

Vendet pjesëmarrëse në aktivitet ishin përfaqësuesit e Institucioneve Supreme të Auditimit të Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë.

Nga KLSH morën pjesë shtate përfaqësues të stafit si kryeauditues dhe auditues..

Në këtë aktivitet  referuan dhe ndanë eksperiencat e tyre me pjesëmarrësit përfaqësuesit e  Gjykatës Evropiane të Audituesve, z. Paul Haschka dhe z.Jaroslav Smigiel, si dhe përfaqësues të SNAO , z. Staffan Nyström dhe z. Anders Herjevik.

Objektivat e këtij workshopi ishin trajtimi i teknikave të auditimit për Materialitetin, dhe auditimin bazuar në kampione nën fokusin e zbatimit të kërkesave të Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit.

Një nga çështjet e trajtuara në këtë aktivitet ishte dhe rëndësia e dokumentimit të punës së audituesit gjatë fazës së planifikimit dhe përdorimi i dokumenteve standarde e lidhur kjo çështje mjaft e rëndësishme me instalimin e procedurave dhe standardeve në menaxhimin e veprimtarisë së SAI-t, me impakt të drejtpërdrejt, rritjen e integritetit të menaxhimit të punës audituese dhe shmangen e subjektivizmit apo arbitraritetit gjatë procesit auditues.

Në prezantimin e përfaqësuesve të SNAO “ Standardet Ndërkombëtare – Evidencat e auditimit dhe mostrat” theksi u vu në përcaktimin e madhësisë së mostrës për të zvogëluar riskun e kampjonimit, marrja në konsideratë e qëllimit të auditimit dhe karakteristikat e popullatës së përzgjedhur, natyra e investigimit të kampioneve dhe analizimi i shkaqeve të devijimeve dhe gabimeve, projektimi i anomalive të gjetura në kampionin e përzgjedhur nga popullata, si dhe vlerësimi i rezultateve të kampionit, nëse ai jep një  bazë të arsyeshme për konkluzione rreth popullsisë.

Për një përzgjedhje sa më të mirë të kampioneve të një popullsie të caktuar transaksionesh dhe arritjen e një opinioni të caktuar për pasqyrat financiare  është mjaft e rëndësishme që audituesi duhet të implementojë në praktikë kërkesat e ISSAI-ve qe lidhen me auditimin financiar.

Gjatë zhvillimit të workshopit u trajtuan dhe kërkesat e ISSAI 1320 “Materialiteti në planifikimin e auditimit dhe gjatë procesit të auditimit” trajtuar nga ekspertët e NAO-s.

Në këtë kontekst iu vu theksi rëndësisë së gjykimit profesional të audituesit si një nga kriteret bazë gjatë procesit auditues.

Gjatë zhvillimit të workshopit, lektorët u fokusuan në faktin se gjatë përcaktimit të materialitetit audituesi duhet të bazohet në tre hapa të rëndësishëm:

 

–       Vlerësimi i Riskut

–       Përgjigja ndaj riskut

–       Raportimi

-Për vlerësimin e riskutduhet të përcaktohet materialiteti në tërësi për të gjithë pasqyrat financiare, dhe të planifikohet se cilat procedura vlerësimi do të performohen si dhe identifikimi dhe vlerësimi i risqeve të anomalive të konstatuara.

-Për t'iu përgjigjur risqeve të identifikuaraduhet të përcaktohen, natyra koha dhe shtrirja  e procedurave të auditimit, si dhe rivlerësimi i materialitetit si rezultat i ndryshimit të situatave gjatë auditimit.

-Gjatë fazës së raportimitduhet të mbahet parasysh vlerësimi i efekteve të anomalive dhe formulimi i opinionit nga audituesit.

Vlerësimi i anomalive të konstatuara duhet të shoqërohet nga një analizë e thellë në të cilën duhet të përcaktohet qartazi strategjia që do të ndiqet për kryerjen e auditimit.

Në përcaktimin e matarialitetit në auditimin e përputhshmërisë çështje të tjeraqë mund të konsiderohen si materiale në një nivel më të ulët të vlerës ose incidencës në përcaktimin e përgjithshëm të materialitetit përfshijnë:

a)mashtrimin;

b)akte të qëllimshme të paligjshmërisë  ose të papajtueshmërisë;

c) informacioni i pasaktë ose i paplotë  që i jepet nivelit drejtues të subjektit, audituesit dhe parlamenti ;

d) mosrespektimi  i qëllimshëm  i kërkesave të bëra  nga niveli drejtues i subjektit ose nga audituesit;

d) ngjarjet dhe transaksionet e bëra pavarësisht njohurive të bazës ligjore për të kryer një ngjarje apo transaksion të veçantë.

Referuesit e SNAO theksuan se kur auditimi i përputhshmërisë kryhet së bashku me auditimin e pasqyrave financiare, opinioni për përputhshmërinë e aktivitetit mund  të jetë pjesë e raportit për pasqyrat financiar por ai duhet të jetë qartazi i ndarë nga opinioni që jepet mbi pasqyrat financiare, si dhe nga raporti mbi kërkesat e tjera ligjore dhe rregullative i cili bazohet në ISA 700.

Me mjaft interes u prit eksperienca e prezantuar nga përfaqësuesi i  Gjykatës Europiane të Llogarive i cili bëri prezent modelin që aplikohet në këtë institucion ku përcaktimi i kampioneve për auditim kryhej nga një sektor i veçantë i statistikave duke rritur ne këtë mënyrë nivelin e integritetit të menaxhimit të auditimit dhe ekzistencën e procedurave standarde në përzgjedhjen e kampioneve.

Kjo pasi një nga avantazhet e modelit statistikor është që të gjitha transaksionet në një popullate të caktuar kanë të njëjtin probabilitet për tu përzgjedhur dhe për të kryer më pas vlerësimin e përputhshmërisë me kërkesat e kuadrit rregullator.   

Në këtë workshop, Auditues të SAI-eve të ndryshme paraqitën në prezantime të shkurtra eksperiencën e tyre për përllogaritjen e materialitetit dhe përzgjedhjen e kampioneve nga ku u konstatua se gjithnjë e më shumë po gjen zbatim përcaktimi statistikor i tyre nëpërmjet përdorimit të teknikave kompjuterike.  KLSH solli në vëmendje të pjesëmarrësve eksperiencën në drejtim të përdorimit të IDEA program sidomos në auditimin e transaksioneve në Zyrat e Tatim Taksave dhe doganave.

Organizimi i këtij aktiviteti nga KLSH dhe pjesëmarrja e një grupi audituesish në të ishte një mundësi më shumë në vazhdën e përpjekjeve që po behen në drejtim të ngritjes, forcimit dhe zhvillimit të kapaciteteve audituese.

Aktualisht KLSH  është pjesë e shtyllës VI  të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike 2014-2020  “Mbikqyrja e jashtme efektive e financave publike” ku një ndër objektivat kryesorë është harmonizimi i procedurave të auditimit me standardet ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditmit.

 

Sa më sipër organizimi dhe pjesëmarrja aktive në aktivitete trajnimi si workshope, seminare konferenca etj është një nga objektivat prioritare institucionale të cilat synojnë reformimin dhe modernizimin e institucionit. 

SHKARKO APP