KMSH-ja dhe Arabia Saudite, firmosin memorandumin e bashkëpunimit

Firmosja e një memorandumi të përbashkët bashkëpunimi mes KMSH-së dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, iniciativë kjo e planifikuar dy vite më parë, por e penguar nga situata pandemike, u finalizua këtë të mërkurë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu tha se thellimi i raporteve mes dy vendeve dhe ndarja e eksperiencave do të nxjerrë në pah akoma më shumë vlerat e Islamit.

Ministri i Çështjeve Fetare në Arabinë Saudite, vlerësoi harmoninë e dialogun ndërfetar në Shqipëri, duke vënë theksin tek roli i rëndësishëm që luan KMSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë ai ndau dhe situatën fetare në vendin e tij, ku feja është përdorur nga grupe terroriste, por kanë luftuar shumë për të pastruar çdo foltore të xhamive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?