Koalicion me PS-në? Vasili i prerë: LSI, zero marrëveshje me izoluesit e Shqipërisë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me ato që ai cilëson si diversione të përhapura në mediat e financuara nga “Rilindja” dhe vetë Edi Rama, dhe shuan çdo alibi për ndopnjë koalicion mes LSI-së dhe Partisë Socialiste.
“Analistët rilindas shohin ëndrra me sy hapur! Përgjigjet e mëposhtme do të lënë pa punë shkruesit rilindas me pagesë: LSI Zero marrëveshje me izoluesit e Shqipërisë! LSI ka qenë nga të parat, që ka denoncuar aferën e Incineratorëve dhe ka mbështetur shumë fort akuzat për to. Që në 26 nëntor 2017, qëndrimet e LSI-së për inceneratorët janë publike, pa asnjë ekuivok dhe të drejtpërdrejta.
Diversionet e analisteve të rilindjes nuk pinë më ujë…..shumë-shumë vlejnë vetëm për ta, dhe vetëm për të justifikuar mëditjen e tyre. P.S. Për tua ndritur memorien e turbulluar nga paratë le t’i shohin më poshtë publikimet që “bëjnë” sikur i harrojnë”, shprehet Vasili përmes rrjeteve sociale.