Koalicioni ABEOK kërkesë në KQZ: Na pajisni me vendimin për votimin e emigrantëve

Koalicioni ABEOK (Aleanca Ora Kombëtare-Emigracioni- Bashkimi Popullor dhe Konservatorët) ka bërë kërkesë ankimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ata kërkojnë  të pajisen me vendimin e Komisionit për votimin e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

ABEOK sqaron se një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe më herët, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Kërkojmë nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve të na pajisë me vendimin e komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. Kërkojmë nga komisioni Qendror i zgjedhjeve edhe herë të tjera për problemin si më sipër dhe nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga ana e institucionit tuaj”, thuhet në kërkesën e ABEOK.

SHKARKO APP