Koalicioni ”BF” kërkesë KQZ-së: Fati i kryetarit u zgjodh nga kutia e votimit të burgut
Koalicioni ”Bashkë Fitojmë” nuk e pranojmë humbjen e thellë dhe drastike në zgjedhjet lokale, ndaj i janë drejtuar me një kërkesë KQZ-së për bashkitë Rrogozhinë dhe Belsh. Në kërkesë pretendohet se fati i kryetarit të ri në këto 2 bashki, është zgjedhur nga kutia e votimit të burgut.
“2 raste flagrante në Rrogozhinë dhe Belsh, ku “fati” i kryetarit të bashkisë u zgjodh matematikisht nga kutia e votimit të burgut. Nga informacioni që kemi marrë, në Bashkinë Rrogozhinë diferenca midis kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të subjektit PS, ishte në favor të kandidatit tonë me mbi 50 vota deri në momentin kur u hap kutia e fundit, ajo e “burgut”, që rezultoi edhe kutia që i dha fitoren dhe “çliroi” kandidatin e PS-së. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Bashkinë e Belshit, ku diferenca e kandidatëve ka qenë e tillë sa kutia e burgut, të njohur si Burgu i “Lushnjës” ose Burgu i “Kosovës”, ka bërë diferencën ose ka ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin final për kryetar bashkie në Belsh, në dëm të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.
Për këtë arsye, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i ka kërkuar KQZ-së:
–Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkesë KQZ-së për marrjen e filmimeve të tavolinave në Grupet e Numërimit në KZAZ nr.43 dhe në KZAZ nr.45 për votat e kryetarëve të bashkive Rrogozhinë dhe Belsh.
-Vënien në dispozicion të filmimeve të kamerave të qendrës së votimit të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe Belsh.
-Vënien në dispozicion të vendimeve për lejen e votimit të zgjedhësve të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe në Belsh.