Koalicioni, LDK “ngrin” negociatat me Vetëvendosjen: Të numërohen të gjitha votat
Pas euforisë së fillimit për bashkëpunim në qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës “ngrin” negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.
Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se rezultatet flasin për një diferencë shumë të afërt dhe për këtë arsye do të pritet certifikimi i rezultatit final nga Kiomisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Zhvillimi i negociatave do të bëhet në momentin kur të dalin rezultatet. Rezultatet presim që të certifikohen sa më parë, në momentin e parë do të kemi takim për koalicionin. Do të presim certifikimin e rezultateve në momentin që kemi rezultatin final, pavarësisht se kush del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin. Sot ne kemi diskutuar faktin që kemi një rezultat të ngushtë, nëse përpjestohet me dy kemi më pas se 2.500 vota dallim”, deklaroi Mustafa.
Po ashtu ai deklaroi se takimi i radhës mes dy forcave politike do të jetë vetëm, pasi rezultati i zgjedhjeve të jetë i certifikuar.