Koalicioni me LSI, Berisha: Negociova me Metën, e takova personalisht

“Shtëpia e lirisë” është koalicioni i Sali Berishës, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i partive të vogla opozitare, kjo për të mbështetur kandidatët e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Sali Berisha tha në emisionin “Çim Peka Live” se kishte diskutuar me presidentin Ilir Meta për hyrjen në zgjedhje, duke mos e përmendur në asnjë moment kryetaren aktuale të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

“Vetëm për këto zgjedhje do jemi me LSI. Kemi pasur bisedimë në të gjitha nivelet. Kam pasur bisedime me zotin Meta. E kam takuar zotin Meta. Kam takuar të gjithë kryetarët e partive opozitare, përveç zotit Dule që ndodhet jashtë vendit. Por edhe me të kam kontaktuar,”-tha Berisha në fjalën e tij.

SHKARKO APP