Koalicioni me PD, Tahiri kërkon largimin e Idrizit nga drejtimi i PDIU-së

Kalimi i PDIU-së në koalicion me PD-në ka sjellë reagime të ashpra të kundërshtarëve të tij brenda çamëve. Ish-deputeti i kësaj partie që kaloi i pari në krah të Lulzim Bashës, Dashamir Tahiri i ka kërkuar nga Vlora,  dorëheqjen Idrizit nga drejtimi i partisë. Tahiri  e akuzon atë se ka vendosur pushtetin mbi interesat e qytetarëve çam.

Ndërsa në Tiranë, Shpëtim Idrizi, fliste për ndikim grek në Shqipëri, ish-deputeti çam Dashamir Tahiri nga Vlora ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PDIU-së.

Tahiri e akuzon Idrizin se ka vendosur pushtetin e tij mbi interesat e çështjes çame.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dashamir Tahiri: Do ti kërkojmë dorëheqjen pasi Shpëtimi është një njeri që ka 10 vjet në krye të partisë. Atje ka dezertuar çdo gjë siç ka dezertuar dhe vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalimi i PDIU-së në koalicion me PD në opozitë, sipas ish-deputetit Tahiri nuk është diskutuar me strukturat çame.

Dashamir Tahiri: Tre herë ka ikur nga PS, tre herë ka ikur nga PD. Nuk mund të jetë në krye të partisë. Asnjëherë ai nuk ka marrë asnjë mendim nga komuniteti çam.

Tahiri shprehet  edhe në emër të Shoqatës Çamëria se ata janë të vendosur që të largojnë Idrizin nga kreu i partisë.

Reagon Shoqata Patriotike “Çamëria”

Nuk ka një Shoqatë Çamëria në Vlorë, por ka vetëm 1 shoqatë zyrtare patriotike në të gjithë Shqipërinë

Shoqata Patriotike “Çamëria” duke marrë shkas nga takimi i mbajtur në Vlorë, i bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj dhe komunitetetit Çam, që të mos bien pre e veprimeve përçarëse të individëve, të cilët nuk kërkojnë zgjidhjen e çëshjtes çame, por kërkojnë pushtet.

Kalvari i përpjekjeve tona, të paepura ndër vite nuk mund të zbehet nga skenarët e Athinës, të cilët sot më shumë se kurrë po faktohen, që janë kundër Çështjes Kombëtare Çame. Zbulimi i financimeve të errta nga Fondet Sekrete të qeverisë greke për median shqiptare, na krijon dyshimin se financimi mund të jetë i shtrirë edhe tek individë të caktuar në Shqipëri.

Shoqata Patriotike “Çamëria”, e themeluar në vitin 1991, nga disa patriotë me itegritet të lartë moral, i cili vazhdon edhe sot brenda shqoqatës, nuk mund të nëpërkëmbet nga deklaratat, thirrjet, takimet, financimet dhe lufta për të dëmtuar amanetin e të parëve tanë.

Misioni ynë është një dhe i vetëm. Të gjithë shqiptarët e Çamërisë duhet të jenë bashkë, jo për interes, por për të çuar drejt zgjidhjes kauzën tonë. Të gjitha takimet të cilat bien ndesh me amanetin tonë, duke keqpërdorur emrin e Shoqatës Patriotike “Çamëria” janë të papranueshme nga ne.

Është e dënueshme ligjërisht shpërdorimi i emrit dhe siglës, pasi nuk ka një Shoqatë Çamëria në Vlorë. Ka vetëm një Shoqatë zyrtare Patriotike në të gjithë Shqipërinë dhe të gjitha qytetet kanë degët e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?