Koalicioni Meta-Berisha për 14 Majin? Vangjeli: Opozitë që nuk blihet dot nga mazhoranca

Kush do të fitojë më shumë në 14 Maj, koalicioni Berisha-Meta apo Rama? Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se kryeministri Edi Rama shikon si opozitë koalicionin e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Sipas tij kjo opozitë e riformësuar nga Meta e Berisha është një opozitë që nuk mund të blihet nga mazhoranca. Ndërkohë kandidimi i Edi Ramës në 63 bashki është një mënyrë e tij për të parë rezultatet në zgjedhjet e nesërme

”Rama shikon kundërshtar opozitën aktuale. Meta e Berisha kanë riformësuar opozitën, krijuar një opozitë që nuk është më si deri dje, që ndryshonte sipas interesave dhe humorit. Sot një gjë është e qartë që është një opozitë që nuk mund të blihet nga mazhoranca.

Sado që mazhoranca ka para, dy njerëzit e vetëm që nuk do bliheshin asnjëherë nga ky lloj pushteti janë dy njerëzit që kanë provuar që i vetmi post që nuk ka çmim është posti i kryeministrit. Ndaj dhe slogani i PS bashkë me ngarkesën është dhe një herë shigjeta dhe shenja që rrëfen zgjedhjet e nesërme.

Rama kërkon të rimarrë legjitimitetin e tij për pushtetin e tij qëndror. Ai kandidon në 63 bashki të vendit. Fushata që bënë Rama është kontrasti. Tenton ti flasë votuesve të rinj që informimin e kanë nga rrjetet sociale, ai tenton tu thotë atyre”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP