Koalicioni PD-LSI, Abilekaj: Lulzim Basha i shpalli luftë
Analisti Enton Abilekaj, thotë se koalicioni PD-LSI është prishur menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Për deklaratën e Bashës, i cili e rreshtoi Presidentin Ilir Meta si një nga tre brinjët e trekëndëshit të Bermudës, Abilekaj tha se kryedemokrati i shpalli luftë edhe LSI-së.
”Koalicioni është treguar që ditët e para kur Kryemadhi doli në konferencë dhe kërkoi falje që ndoqën Bashën. Kjo ishte pranimi i fajit, që Monika nuk e bëri përpara zgjedhësve më shumë se para Metës. Që prej atëherë nuk ka më marrëdhënie mes tyre.
Votimet në parlament, LSI deklaroi votën kundër dhe nuk mori pjesë në votim, PD abstenoi dhe nuk mori pjesë në votim. Atë që tha Basha në parlament duke rreshtuar Metën te ”Trekëndëshi i Bermundës”, i shpalli luftë edhe LSI-së.
Ne do të kemi një rreshtim tjetër elektoral në zgjedhjet e para nëse nuk bëhen zgjedhjet në Bashki. Është deklaruar një pol mes Metës dhe Berishës dhe ky pol që do jetë e ardhmja e një poli opozitar ku do përfshihet LSI dhe deputetët e Berishës. LSI është qartësisht e rreshtuar me kundërshtarët e Bashës”,-tha në ”Open”.