Koalicioni PD-LSI? Vasili: S’kemi komunikim, jemi në një klimë të re

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, u pa një ftohje e marrëdhënies PD-LSI. Nënkryetari dhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, thotë e klima tashmë është e re dhe shumë terma kanë ndryshuar në marrëdhëniet mes dy forcave të mëdha opozitare, ndërsa shtoi se nuk ka pasur kumunikim gjatë kohëve të fundit.

”Unë jam shumë i qartë me misionin e LSI-së. Nuk mund të marr përsipër atributet dhe të flasë në emër të një force tjetër politike. Rrugën e PD-së s’kam pse e di unë, e dinë ata. E dyta, ky është një raport që PD-ja e ka me qytetarët, nuk e ka me ne.

Jemi në një klimë të re dhe shumë terma kanë ndryshuar. Komunikim nuk ka pasur. Ne kemi pasur një program elektoral më vete, që kishte pika sinkroni edhe me PD-në. Kemi zhvilluar një fushatë tërësisht në shinat tona.

Kemi pasur një linjë denoncimi të fortë, por edhe çështje shumë të mëdha që e kemi denoncuar vetëm ne. Ka pasur gjëra jo të pakta që na dallonin nga PD-ja, por kemi qenë me një identitet shumë të spikatur dhe të dalluar nga PD-ja. Kjo linjë vazhdon”, tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP