Kocaqi: Për çështjen e detit me Greqinë të marrin juristë të huaj. Të shkrihet Akademia e Shkencave
Në një intervistë për RTV Ora, historiania Eleni Kocaqi u shpreh se Italia dhe Greqia e kanë mbyllur marrëveshjen për detin dhe tani mbetet me Shqipërinë e Turqinë.
Sipas Kocaqit, ministri grek u shpreh se janë akoma në fazë konsultimesh dhe nuk është arritur ndonjë gjë në raport me këtë çështje dhe theksoi se duhen marrë juristë ndërkombëtarë sepse ata kanë eksperiencë në çështje të tilla.
Kocaqi: Italia dhe Greqia e kanë mbyllur marrëveshjen për detin dhe tani mbetet me Shqipërinë e Turqinë. Për këtë arsye është e interesuar që të fillojë sa më parë negociata për ta mbyllur. Sigurisht që janë çështje të ndërlidhura këto me rajoni, pasi kemi pasur edhe ministrin e Jashtëm Grek në Kosovë. Ka një presion ndaj Greqisë për njohjen e Kosovës dhe duhet ta kishte njohur për mua. Ndërsa për detin është dakordësuar që çështja të shkojë në Gjykatë ndërkombëtare dhe sa për çështjet teknike do të diskutohet, por jo se do të bisedojnë për të ndarë vetë kufijtë.
Duhet që këto diskutime të bëhen publike. Edhe ministri grek u shpreh se janë akoma në fazë konsultimesh dhe nuk është arritur ndonjë gjë në raport me këtë çështje. Mendoj se nga ana jonë duhet një përgatitje e mirë me juristë ndërkombëtarë sepse ata kanë eksperiencë në çështje të tilla. Kjo në mënyrë që çështja të merret seriozisht, sepse më pas duhet zbatuar nga ne. Mendoj se nga vjeshta do të hapet sërish si çështje, por do të marrë shumë kohë.
Kocaqi, referuar rishkrimit të historisë së Shqipëria theksoi se akademia e shkenca është një institucion që duhet shkrirë pasi merr fonde, por nuk nxjerr botime dhe nuk bashkëpunon me universitetin.
Kocaqi: Rishkrimi i historisë ndodh vazhdimisht, por këtu te ne po bëhet nga Akademia e Shkencave, që paguhet afërsisht me 1 milionë euro për 3 libra që do të nxjerrin, janë po të njëjtët njerëz të 30-40 viteve të fundit. Akademia e Shkencave në Shqipëri është e modelit rus. Nuk i bën gjërat në bashkëpunim me universitetet. Është një institucion që duhet shkrirë, sepse nuk përfaqëson dhe nuk bën shkencë. Shkenca në çdo vend të botës bëhet nga universitetet, jo nga institucione me modele staliniste. Ne kemi një Akademi me pas tituj shkencorë dhe pa botime.