Koçiu betohet si zëvendëskryeministre: “Angazhim për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë”

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u betua sot para Presidentit Bajram Begaj gjatë një ceremonie të veçantë në Pallatin e Brigadave.

Pas ceremonisë së betimit, Koçiu vuri në dukje se gjatë gjithë karrierës së saj, duke qenë pjesë e ekipit qeverisës që ka udhëhequr proceset e transformimit dhe zhvillimit të vendit, ka ndjerë rëndësinë dhe nderin e çdo detyre të besuar për t’i shërbyer Shqipërisë me përkushtim.

Zëvendëskryeministrja theksoi se marrja e kësaj detyre, veçanërisht në kontekstin e perspektivës europiane të Shqipërisë dhe besimit të qytetarëve në të ardhmen e vendit, mbart një përgjegjësi të veçantë dhe peshë të shtuar. Ajo shprehu falënderime për Edi Rama për besimin dhe vlerësimin e dhënë, duke e konsideruar emërimin si pjesë të skuadrës që po punon për realizimin e projektit të madh “Shqipëria 2030”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koçiu gjithashtu falënderoi stafin e Ministrisë së Brendshme dhe theksoi se detyra e saj e re do të shoqërohet me një angazhim të madh, duke pasur parasysh se shërbimi ndaj vendit përbën jo vetëm një nder të madh, por edhe një sfidë të rëndësishme. Ajo bëri të qartë se qëllimi i saj dhe i ekipit do të jetë të kontribuojnë me përkushtim në realizimin e reformave dhe politikave strategjike që forcojnë perspektivën europiane dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?