Koçiu: Ilaçe me rimbursim falas për 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës kanë përfituar ilaçe me rimbursim falas.

“Gjatë 9-mujorit të vitit, 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës kanë përfituar ilaçe me rimbursim falas. Ky është një hap i rëndësishëm për mbështetjen e shëndetit të kësaj kategorie, duke lehtësuar barrën financiare për trajtimin e tyre të vazhdueshëm dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës. Nga janari, deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove. Kujdesi për ta është objektiv yni”, shkruan ministrja Koçiu në një postimin në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?