Koço Kokëdhima: Borxhet e reja të bandës në pushtet

Nga Koço Kokëdhima –

Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një projekt për furnizimin me ujë dhe kanalizimet, duke kërkuar një financim prej 725 milionë dollarësh. Fondi më i madh që Shqipëria kërkon pranë një institucioni financiar ndërkombëtar, ndër vite, gjoja do të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët si dhe marrjen e masave që të gjithë të kenë ujë të pijshëm.

Qartë dhe prerë, JO!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria nuk ka më këllqe për të marrë borxhe të reja. Ato nuk do të ndryshojnë gjë në jetën e shqiptarëve, por do të zhduken në xhepat e qeveritarëve dhe të klientëve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banka Botërore nuk duhet t’ua shtojë dhimbjen shqiptarëve, duke miratuar këtë financim. Shqipëria është zhytur thellë në borxhe që llogariten në mbi 70 % të PBB-së, kur vendet fqinje po e ulin ndjeshëm.

Me një ekonomi të falimentuar që nuk prodhon asgjë dhe jep koncesione pa fund që janë borxhe të fshehura për shqiptarët, kreditë e huaja janë fundi ynë i sigurtë.

‘Zgjidhja’ i ka kundërshtuar prej vitesh të ashtquajturat reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Këto ndërmarrje vazhdojnë të plaçkiten nga banda e radhës në pushtet. Kanë rritur çmimet dhe tarifat, por, prej 30 vitesh, shqiptarëve u thahet buza për pak ujë.

Populli i varfër po paguan për paaftësinë, për vjedhjet dhe abuzimet e pushtetarëve, për kreditë që i bëjnë tendera për klientët e tyre.

Shqipëria është vendi i dytë në Europë me pasuri ujore dhe me pak financime siguron 24 orë ujë. Por plani i qeverisë aktuale është dhënia e tyre koncesion, siç kanë bërë kudo.

Në emër të partisë ‘Zgjidhja’ i ftoj qytetarët e Shqipërisë ta refuzojnë dhe të protesojnë ndaj shtrëngimit të lakut në qafën e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?