Koço Kokëdhima fiton mbi Gramoz Ruçin

 

Siç foli "superdeputeti" dhe "kryeministri i Jugut" Koço Kokëdhima po veprohet për mbajtjen e Kongresit zgjedhor të PS-së. Vonesa në organizimin në bazë të PS, duket se e  bën të pashmangshëm shtyrjen e Kongresit të PS, i vendosur të thirret në janar.15 dhjetori ishte përcaktuar si afati i fundit i procesit zgjedhor, por nuk është respektuar.Në bazë të vendimit të Asamblesë, brenda kësaj date duhej të kishte përfunduar zgjedhja e kryetarë të degëve, por Fier, Korçë, Elbasan  e Kukës, proceset zgjedhore nuk janë mbajtur.

Edhe zgjedhja e delegatëve të partisë në degë, duhet të ishte finalizuar  në 21 nëntor, por edhe në këtë pikë afatet janë shkelur.Asambleja kishte vendosur edhe mbajtjen e zgjedhjeve për strukturat e partisë në emigracion, por këto struktura mbeten mbrapa në të gjitha fazat.

Qe prej tetorit, brenda PS janë shtuar zërat që kërkojnë shtyrjen e Kongresit, më i forti mes tyre, deputeti Koço Kokëdhima që paraqiti  një platformë alternative, ku kërkonte që Kongresi  të mbahej në fund të  muajit prill 2016. Ky propozim u kundërshtua nga një pjesë e ministrave dhe deputetëve që koordinojnë rajone të tjera të vendit, mes të cilëve edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Asambleja është organi që mund të vendosë shtyrjen e Kongresit, sipas atyre që kanë kundërshtuar këtë alternativë, por nëse deri më tani ka pasur shkëmbime deklaratash, ardhja e janarit do të kërkojë një vendimmarrje, që ndoshta do jetë edhe një tregues për rrymat brenda partisë më të madhe të majtë në vend.

Kokëdhima ka një forcë magjike mbi kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, Edi Rama. Ndaj duhet parë e lexuar çdo fjalë e Koços që të merret vesh se ç'ndodh në selinë rozë.

SHKARKO APP