Koço Kokëdhima: Teatri nuk duhet lejuar të prishet
Ne nje reagim per mediat, kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima bën thirrje që Teatri aktual Kombëtar nuk duhet lejuar të prishet.
Reagimi i Kokëdhimës:
Mazhoranca rrëzoi herët në mëngjes, hajdutçe, vetëm me votat e saj në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, dekretin e presidentit që kërkonte rishqyrtimin nga Kuvendi të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave në atë truall.
Mjerim! Rilindja nuk ka për mission ruajtjen e vlerave kombëtare, kulturore dhe historike të vendit, por zhbërjen e tyre.
Misioni i saj është hajdutëria, krimi dhe korrupsioni. Teatri Kombër nuk duhet lënë që të prishet. Elita politike e degjeneruar e Shqipërisë kërkon t’i shkatërrojë të gjitha institucionet morale dhe shpirtërore të popullit.
Ajo ndërtesë 80-vjeçare nuk është vetëm shtëpia e aktorëve tanë të shquar, por një monument i historisë së popullit, trashëgimi e vetëdijes sonë dhe nuk mundet të prishet dhe nuk ka asnjë arsye që të prishet. Ai është një akt i pastër hajdutërie dhe korrupsioni, me ligj.
ZGJIDHJA do ta mbështesë deri në fund betejën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, prishja e të cilit nisi që 22 vite më parë, kur u masakruan zgjedhjet në Shqipëri, kur qeveritë e partive të vjetra nisën shkatërrimin e lirive tona njerëzore, politike dhe ekonomike.
Krime të tilla të paimagjinueshme për botën demokratike, e bëjnë edhe më emergjente nevojën e rivendosjes së zgjedhjeve të lira në Shqipëri, shembjes së partitokracisë dhe respektimit të të drejtave të sovranit.
KOHA JONË SONDAZH

