Koço Kokëdhima uron popullin e jugut për Vit të Ri

 

Deputeti Koço Kokëdhima, që pas marrjes së detyrës nga Rama si koordinator i PS-së për qarqet e jugut është shumë prezent në Vlorë e Gjirokastër. Së fundmi ai kë bërë edhe një urim me rastin e Vitit të Ri.

Lapsi.al siguron videon e këtij urimi, që është transmetuar ditët e fundit në televizionin publik Gjirokastra. Nga cilësia e audios kuptohet që Kokëdhima e ka dhënë  urimin përmes telefonit.

Në mënyrë të veçantë ai uron anëtarët e PS-së në Gjirokasatër e Vlorë, si dhe falenderon “gjithë gratë e burrat, djemtë e vajzat që kanë parapëlqyer të anëtarësohen në radhët e Partisë Socialiste”.

Në mesazhin e tij Kokëdhima fton gjithashtu qytetarët të anëtarësohen në PS “për të lartësur më tej partinë”, shkruan lapsi.al.

SHKARKO APP