Kodheli: “Dekoratë e Artë të Shqiponjës” për dy pilotët e rrëzuar

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i ka propozuar presidentit të Republikës, dhënien e “Dekoratës së artë të Shqiponjës” (pas vdekjes), për kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha me motivacionin: “Për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje”.

Propozimi i ministres Kodheli vjen pas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Statusit ”Dëshmorët e Atdheut” nr. 705, datë 06.04.2016 për t’i shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Në propozimin dërguar presidentit të Republikës thuhet se kapiten Floran Jahja Delia dhe toger Donald Vesel Hoxha, kanë qenë ushtarakë të devotshëm, pilotë të talentuar dhe gjithmonë të gatshëm të sakrikojnë për të tjerët.

SHKARKO APP