Kodheli: Mini Shengeni do të vazhdojë edhe pa Kosovën!

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtëme, Mimi Kodheli foli në emisionin“ Përballë„ rreth nismës së Mini-Shengenit Ballkanik, ku deri tani janë afruar Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Serbia.  Kodheli pranon se nisma nuk do të kishte kuptim vetëm me pjesmarrjen e gjysmës së vendeve të rajonit.

“Unë nuk besoj se do të kishte kuptim. Sa më shumë vende që të jenë aq më koplementare dhe aq më pozitive është sepse mbetja e zonave gri pa iniciativa rajonale, do të thotë se ka hapësirë për ndërhyrjen e dikujt tjetër në këto zona gri.  Kështu që sa më shumë të jemi në klub aq më mirë është„, – u shpreh znj. Kodheli në RTSH.

Nga ana tjetër, ajo tha se nisma do të vijoj, edhe nëse Kosova nuk pranon të përfshihet në të. “Do të vazhdoj patjetër, me besimin që do të vij një ditë që Kosova do ta kuptoj rëndësinë e heqjes së barrierave dhe heqja e barrierave do t’i lehtësoj edhe marrëdhënieve në dukje të pamundura”,- tha Kryetarja e Komisionit të jashtëm në RTSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar mbi 50 marrëveshje që do të lehtësonin shkëmbimet mes dy vendeve, por ato mbeten ende të pazbatuara dhe bizneset ankohen për barriera mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?