Kodi i ri Penal, Ministri i Drejtësisë: Kemi marrë parasysh çdo shqetësim në lidhje me draftin

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal, ka zhvilluar sot tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, përpara fillimit të konsultimeve të gjëra publike që do të organizohen për të.

Në këtë aktivitet janë prezantuar në mënyrë krahasuese risitë e Kodit të ri Penal në raport me kodin aktual dhe me standardet referuese europiane, ndërsa grupi i punës do të paraqesë qëndrimet e tij lidhur me nenet që kanë qenë objekt diskutimi dhe komentimi publik pas prezantimit të parë të draftit.

Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh se se janë marrë parasysh të gjitha shqetësimet në lidhje me draftin, që nga 5 korriku kur u bë dhe prezantimi i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 25 korrik prezantuam draftin e Kodit të ri Penal, por që nga ajo datë gjatë të gjithë verës ka patur mjaft komente, analiza, debate e diskutime, por edhe shqetësime për aspekte të veçanta teknike të draftit dhe procesit të ndjekur për hartimin e Kodit. Kemi mbajtur shënim çdo gjë, por për hir të së vërtetës, duhet ta them që nga publikimi i draftit deri tani ka ardhur një numër shumë i vogël komentesh. Roli i ministrisë në këtë proces është ai i porositësit të draftit të Kodit të ri Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të qartësojmë opinionin publik, drafti i është dërguar edhe disa ekspertëve italianë. Në mes të shtatorit dhe deri në fund të vitit ky draft do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Do të ketë 25 tryeza të konsultimit publik duke përfshirë edhe aspekte të veçanta të këtij kodi në lidhje me tematika të caktuara. Shqipëria do të ketë një kod të ri penal vetëm pas një procesi të gjerë konsultimesh publike dhe të marrë vulën në Bruksel, me mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë brenda 2030. Do të jetë një kod ekuivalent siç janë kodet penale moderne të BE, këtë qëndrim e ka rikonfirmuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar që do të kemi një kod të ri penal të dakordësuar me Brukselin.”, tha Manja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?